Shirk do të thotë t’i përshkruash Allahut rival në adhurim, të lusish përveç Allahut ndonjē zot tjetër, të kërkosh ndihmë prej varrezave, profetëve, melekëve, evlijave, të thuash se Allahu ka fëmijë. I pastër, i lartësuar dhe i pa të meta është Allahu nga fjalët që i përshkruajnë idhujtarët. Sa fjalë të mëdhaja dalin nga gojët e tyre, ata nuk thonë tjetër vetëm se gënjeshtra.
Shumë njerëz nuk e kuptojnë se ç’farë mëkati të madh bëjnë politeistët, nuk e dijnë se krimi më i madh, padrejtësia më e madhe, mëkati më i madh që i bëhet Allahut është t’i përshkruash Allahut rival, ndërsa Ai të ka krijuar!
Madje, shumë prej muslimanëve nuk e dijnë këtë çështje dhe thonë se edhe të krishterët edhe çifutët e kanë mirë sepse edhe ata e lusin zotin, edhe prej tyre ka bëmirës. Ai i cili e thotë këtë fjalë e ka mohuar fjalēn e Allahut ku thotë:
“Ata thanë: I Gjithëfuqishmi ka fëmijë”. Ju (jobesimtarë) vërtetë sollët një fjalë shumë të shëmtuar. Aq të shëmtuar sa gati u copëtuan qiejt, gati pëlciti toka dhe gati u shembën kodra nga ajo (fjalë). Për atë se të Gjithëmëshirshmit i përshkruan fëmijë: “E të Gjithëmëshirshmit nuk i takon të ketë fëmijë.” Merjem 88– 92.
Pra ai që thotë se Allahu ka fëmij apo Isai është biri i Zotit ka shpifur mbi Zotin një shpifje të madhe dhe me këtë vepër ka bërë mëkatin më të madhë që Allahu nuk e falë.
Përshtati Hoxhë Ismail Asllani