SHKAQET QË LEJOJNË TEJEMUMIN

SHKAQET QË LEJOJNË TEJEMUMIN

0 2068

MËSIME DHE POROSI ISLAME ( 20 )
Shkaqet që lejojnë marrjen e tejemumit janë:
1. Nëse uji është afër mirëpo nuk posedon mjet përmes të cilit e nxjerr ujin (nga bunari, etj).
2. Nëse uji është afër, mirëpo i rrezikohet jeta, të shkon dhe ta merr ujin (kur është gjendje lufte, etj).
3. Nëse muslimani është i sëmurë dhe përdorimi i ujit ia shton edhe më shumë semundjen ose ia ngadalëson shërimin nga ajo sëmundje.
4. Nëse nuk posedon ujë fare, qoftë në shtëpi apo në udhëtim, por para kësaj muslimani ka dhënë mund (ka hulumtuar) për gjetjen e ujit dhe nuk ka gjetur, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
5. Nëse ka ujë, por ai shitet shtrenjtë dhe pamundësohet blerja e tij, këtu kemi dy raste:
a) Nëse shitet më shtrejtë nga çmimi i zakonshëm që ka qenë më parë dhe ekziston mundësia e blerjes së ujit, atëherë obligohet blerja e ujit. b) Nëse nuk ka mundësi ta blejë, apo rrezikohet hyrja në borxh pēr blerjen e ujit, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
6. Nëse posedon ujë dhe është i shëndoshë, mirëpo rrezikohet shëndeti i muslimanit, siç është marrja e guslit (larja e tërë trupit nga xhunubllëku) në dimrin e ftohtë, atëherë lejohet marrja e tejemumit.
7. Nëse posedon ujë, mirëpo sasia e ujit është e vogël, dhe përdorimi i ujit rrezikon jetën e vet dhe famijarëve të tij (ngase janë të nevojshëm për të pirë ujë).

Nga arabishtja : Suad B. Shaban

Burimi: albislam.com

GJITHASHTU NË ALBISLAM