Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim
Një ulje e shkurtër pushimi dhe qetësie me një laps dhe fletë në dorë. Ky është një mesazh i shkurtër tema e të cilit është: “Si të përgatitet muslimani për pritjen e muajit të bekuar të Ramazanit”.
Shpresoj te Allahu i Madhërishëm që kjo këshillë të jetë pikënisje për çdo musliman drejt të mirës dhe veprave të mira, duke filluar nga ky muaj i bekuar dhe përgjithmonë me ndihmën e Allahut Fuqiplotë, ngase Ai është Bujari dhe Fisniku, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë Muhamedin, mbi familjen dhe shokët e tij të ndershëm.
Allahu i Madhërishëm thotë:
فَمَن شَهِدَ مِنكُمُ الشَّهْرَ فَلْيَصُمْهُ
“E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë…”[1]
Si përgatitet muslimani për Ramazan?
Së pari: Përgatitja psikike dhe praktike për këtë muaj të bekuar:
- Të shtuarit e lutjeve para se të vij ky muaj i bekuar. Dhe prej lutjeve të transmetuara, janë këto:
اللهم بارك لنا في رجب و شعبان و بلغنا اللهم رمضان
- a) “O Allahu ynë! Na dhuro bereqet në Rexheb dhe Shaban, dhe na e mundëso ta arrijmë Ramazanin”.
- b) اللهم سلمني إلى رمضان و سلم لي رمضان و تسلمه مني متقبلا
“O Allahu im! Me lërë të shëndoshë deri në Ramazan, ma mundëso arritjen e Ramazanit, dhe pranoje atë nga unë”.
- Nijetet (qëllimet) të cilat njeriu duhet ti ketë në zemrën e tij para se të vij Ramazani:
Në sahihun e Muslimit, transmeton Ebu Hurejre, radijAllahu anhu, hadithin Kudsij, ku i Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, tregon se Allahu i Madhërishëm thotë:
“Nëse një rob i imi i ka folur vetës së tij se do ta kryej një vepër të mirë, Unë do ti shkruaj atij një të mirë”.
- Dhe prej disa nijeteve (qëllimeve) që muslimani duhet ti ketë për këtë muaj të bekuar:
- Ta bëj nijet hatmen apo përfundimin e leximit të Kur`anit disa herë dhe duke medituar.
- Ta bëj nijet që të pendohet me një pendim të sinqertë, nga të gjitha gjynahet e kaluara.
- Të vendos që ky muaj të jetë për të pikënisje drejt veprave të mira dhe të vazhdoj kështu deri në vdekje me ndihmën e Allahut.
- Të vendos në arritjen e sa më shumë sevapeve apo shpërblimeve, ngase në këtë muaj të bekuar shpërblimet dyfishohen.
- Të vendos në përmirësimin e sjelljes, ahlakit (moralit) si dhe sjelljen e mirë me të gjithë njerëzit.
- Ta ketë për qellim që të veproj për këtë fe të Allahut të Madhërishëm, duke e shpërndarë atë në mesin e njerëzve, duke shfrytëzuar butësinë dhe lumturinë që sjell ky muaj ndër njerëz.
- Të vendos në përpilimin e një programi të stërmbushur me ibadete (adhurime) dhe bindje ndaj Allahut Fuqiplotë.
- Një shfletim imani. Qe donë të thotë leximin e disa librave të cilat zbusin zemrën, në lidhje me Ramazanin, qe shpirti të përgatitet për këtë muaj të bekuar, dhe morali i besimit të jetë i lartë.
- Agjëro disa ditë të muajit Shaban si parapërgatitje për të agjëruar Ramazanin, dhe kjo është një përgatitje praktike. Aishja, radijaAllahu anh,a thotë:
“Nuk kam parë të Dërguarin, salAllahu alejhi ue selem, të ketë agjëruar ndonjë muaj më shumë, se sa muajin Shaban”.
- Vëlla- motër muslimanë! Shfrytëzo vlerën e Ramazanit dhe agjërimit të tij.
Falje gjynahesh, largim nga zjarri i xhehenemit, në të është Nata e bekuar e Kadrit, melekët e Allahut kërkojnë falje për ty, shpërblimi në këtë muaj dyfishohet, fillimi i këtij muaji është rahmet (mwshirë) kurse mesi i tij është magfiret (falje e gjynaheve)… etj.
Të kujtosh gjithë këto vlera të këtij muaji të bekuar, të dhuron një shtytje psikike që të përgatitesh për të.
- Dëgjo disa ligjërata rreth këtij muaji të bekuar, para se ai të vij.
Projekt:
- a) Çdo ditë dëgjo nga një ligjëratë apo dy, në shtëpi apo në veturë.
- b) Lexo ajetet Kur`anore të cilat flasin rreth Ramazanit, me tefsirin apo komentimin e tyre, sipas mundësive.
- Ulu me ne që ta përjetosh Ramazanin:
Një slogan para Ramazanit, që donë të thotë që të ulesh me ndonjë mexhlis vëllazëror, me ata njerëz të cilët i donë, njerëz të hajrit dhe veprave të mira, që të diskutosh me ta, si do ta jetoni Ramazanin ashtu si duhet. Këto tubime dhe mexhlise të imanit lënë gjurmët e tyre tek zemrat që të përgatiten për këtë muaj.
- Ndaj një pjesë të caktuar nga paga jote mujore për këtë muaj, që të realizosh disa projekte të këtij muaji të bekuar, si:
- Lëmosha në Ramazan.
- Botimin e disa librave, fletushka, apo të ngjashme me to, që të shpërndahen falas dhe për hir të Allahut.
- Tu bashkohesh projekteve të cilat organizohen për tu dhënë iftar agjëruesve.
- Çanta e hajrit, një term që donë të thotë: mbushja e një kese apo [ante të vogël me gjëra ushqimore dhe shpërndarja e tyre skamnorëve në fillim të Ramazanit.
- Shkuarja në Qaben e ndritshme, në shtëpinë e Allahut të Madhërishëm, për të kryer Umren.
- Mëso fikhun e agjërimit (rregulla dhe dispozita), duke prezantuar në ligjëratat të cilat mbahen nëpër Xhami.
- Prezanto në disa ligjërata apo kurse të cilat organizohen me rastin e afrimit të muajit të bekuar.
- Përgatiti anëtarët e shtëpisë, gruan dhe fëmijët për këtë muaj të bekuar. Duke bërë bisedë të lirë me familjarët rreth asaj se si do ta pritni muajin e bekuar të Ramazanit, apo duke shpërndarë me ta fletushka dhe të ngjashme me to njerëzve të lagjes dhe atyre të cilëve ke mundësi, ngase kjo është një rrugë e cila mbjell tek anëtarët e familjes ndjenjat për vepra të mira dhe thirrjen (davetin).
Së dyti: Një projekt fitimprurës për një ditë të Ramazanit:
Para sabahut:
Namazi natës. Allahu, subhanehu ue teala, thotë:
أَمَّنْ هُوَ قَانِتٌ آنَاءَ اللَّيْلِ سَاجِدًا وَقَائِمًا يَحْذَرُ الْآخِرَةَ وَيَرْجُو رَحْمَةَ رَبِّهِ
(A jobesimtari e ka gjendjen më të mirë) Apo ai që kohën e natës e kalon në adhurim, duke bërë sexhde, duke qëndruar në këmbë, i ruhet (dënimit të) botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të vet?[2]
Ngrënia e syfyrit: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Hani syfyr, ngase në syfyr ka bereqet”.(mutefekun alejhi)
Istigfari (të kërkuarit falje) deri në ezanin e sabahut: Allahu i Madhërishëm thotë:
وَبِالْأَسْحَارِ هُمْ يَسْتَغْفِرُونَ
“Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet e tyre”.[3]
Falja e dy rekateve sunet të sabahut: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Dy rekate sunet të sabahut janë më të vlefshme se dynjaja dhe çka në të”.(Muslimi)
Pasi të hynë koha e sabahut:
Të shkuarit e hershëm në namazin e sabahut: I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“ Sikur ta dinin njerëzit çfarë ka të përgatitur në namazin e jacisë dhe të sabahut, do të vinin për ti falur po që se edhe duke u zvarritur”. (Mutefekun alejhi)
Shfrytëzimi i kohës në mes të ezanit dhe ikametit me lutje dhe dhiar (përmendja e Allahut): I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Lutja në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet”. (Transmeton Ahmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi)
Të qëndruarit në xhami deri sa të lind dielli duke bërë dhikër dhe duke lexuar Kur`an:
“I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, pasi falte namazin e sabahut, qëndronte ulur në xhami deri në lindje të diellit”. (Muslimi)
Falja e dy rekateve:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush falë namazin e sabahut me xhemat, pastaj qëndron ulur duke përmendur Allahun azze ve xhele deri sa të lind dielli, pastaj falë dy rekate, do të këtë shpërblimin e Haxhit dhe Umres të plotë, të plotë, të plotë.” (Transmeton Tirmidhiu)
Lutja qw Allahu të të dhuroj bereqet në ditën tënde:
I Dërguari salAllahu alejhi ue selem ka thënë:
“O Allahu im! Kërkoj nga Ti të mirat e kësaj dite, çlirimet e saj, triumfet e saj, dritën e saj, bereqetin e saj, udhëzimin e saj, dhe kërkoj mbrojtjen Tënde nga sherri(e keqja) që është në të dhe e keqja që gjendet pas saj”.(Ebu Davudi)
Fjetja (gjumi) duke shpresuar në mirësitë dhe shpërblimet e Allahut:
Muadhi, radijAllahu anhu, ka thënë:
“Unë shpresoj tek Allahu i Madhërishëm shpërblim për gjumin që e bëj, ashtu qysh shpresoj për ngritjen time”.[4]
Shkuarja në punë apo në mësim:
“I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Asnjë njeri nuk ka ngrënë ushqim më të hajrit se sa ai që hanë nga puna e dorës së tij, i Dërguari i Allahut Davudi (alejhi salatu ue selam) hante nga puna e dorës së tij.(Buhariu)
Të nxënit me dhikër (përmendje e Allahut) gjatë tërë ditës:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Banorët e Xhenetit nuk i bien pishman për asgjë tjetër, me përjashtim të kohës e cila u ka kaluar pa e përmendur Allahun e Madhërishëm”.(Taberaniu)
Lëmosha ditore: Duke e ndjerë duanë(lutjen) e melaikes:
“O Allahu im! Dorëlirit ia shto pasurinë”.
Koha e drekës:
Namazi i drekës në kohën e saj, duke qenë i hershëm në xhami:
Ibn Mesudi, radijAllahu anhu, ka thënë: “I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, na ka mësuar rrugët e udhëzimit, andaj prej rrugëve të udhëzimit është namazi në xhaminë në të cilën thirret ezani”.(Muslimi)
Shfrytëzimi i kohës për të pushuar, me nijet (qëllim) të pastër:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë: “Edhe ndaj trupit tënd ke detyrime”.
Koha e ikindisë:
Namazi i ikindisë, gjithashtu kujdesi për faljen e katër rekateve para farzit:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Allahu mëshiroftë atë njeri, i cili para farzit të ikindisë falë katër rekate”.(Transmeton Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Të dëgjuarit e ndonjë këshille apo ligjërate në xhami:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush shkon në xhami duke mos dashur tjetër vetëm se të mësoj diçka apo tu mësoj të tjerëve, do të ketë shpërblimin e një Haxhi të plotë”. (Taberaniu)
Qëndrimi në xhami:
I Dërguari, alejhi salatu ue selam, ka thënë:
“Kush merr abdes në shtëpinë e tij dhe shkon në xhami, ai person është vizitor i Allahut të Madhërishëm, dhe i takon të Vizituarit që ta nderoj vizitorin”. (Transmeton Taberaniu me sened të mirë)
Koha e akshamit:
Të nxënit me lutje para iftarit:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
Tre lloje të njerëzve, duatë (lutjet) e tyre nuk kthehen, njeri nga ta është lutja e agjëruesit deri sa të bëj iftar”.(Tirmidhiu)
Bërja iftar duke e përcjellur atë më lutje:
“U largua etja, u lagën venat, dhe u arrit shpërblimi inshaAllahu”(Ebu Davudi)
Falja e namazit të akshamit me xhemat, dhe duke qenë i hershëm në xhami.
Ulja në xhami dhe leximi i lutjeve të mbrëmjes.
Mbledhja familjare dhe përkujtimi i disa gjërave të cilat u bëjnë dobi:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Gjithashtu ndaj gruas tënde ke detyrime”.
Përgatitja për namazin e teravive.
Namazi i jacisë:
Falja e namazit të jacisë me xhematë dhe duke qenë i hershëm në xhami.
Falja e teravive deri në fund me imam:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Kush ngritet për tu falur gjatë Ramazanit me iman(besim) të plotë dhe duke shpresuar në mirësitë dhe shpërblimin e Allahut, atij do ti falen gjunahet e kaluara”.(Buhariu dhe Muslimi)
Shtyrja e namazit të vitrit deri në fund të natës:
I Dërguari, salAllahu alejhi ue selem, ka thënë:
“Letë jetë namazi juaj i fundit ditor vitr (tek)”. (Mutefekun alejhi)
Program i hapur:
Vizita e (të afërmve, shokut apo fqinjit), praktikimi i thirrjes (davetit), të lexuarit e ndonjë literature, ligjëratë familjare, etj…
Dhe në fund, salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin salAllahu alejhi ue selem.
Përgatiti: Halid Ibn Abdurrahman Ed-Dervish
Perktheu: Ramil Sherifi
[1] El Bekare: 185
[2] Ez-Zumer: 9
[3] Edh-Dharijat: 18
[4] Sqarimi i Hadithit: Muadhi radijAllahu anhu, me gjumin që e bënë shpreson tek Allahu i Madhërishëm shpërblim, ngase ai këtë gjumë e bënë për arsye që të forcohet trupi i tij dhe të jetë i gatshëm për ibadet ndaj Allahut të Madhërishëm.