16.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

Si t’i nderojmë prindërit gjatë jetës dhe pas vdekjes së tyre?

Pyetje: Kemi nevojë të na sqaroni se si realizohet respektimi i prindërve sa janë gjallë dhe pas vdekjes së tyre?

Përgjigje: Respektimi i prindërve është një prej obligimeve dhe farzeve më madhore në Islam.

Allahu i Madhëruar në shumë vende në Librin e Tij, Kur’anin Famëlartë na urdhëron respektimin e prindërve.

Allahu i Madhëruar, thotë: “Adhuronie Allahun, mos i bëni kurrnjë shoq Atij; bëni mirësi prindërve.” (En Nisa: 36).

Zoti yt ka urdhëruar që ta adhuroni vetëm Ate dhe t’u bëni mirësi prindërve. Nëse njëri prej tyre, ose të dy, arrijnë pleqërinë te ti, mos u thuaj atyre: “Uh!”, dhe mos i kundërshto ata (me fjalë të këqia), dhe drejtohu atyre me fjalë respekti. Lëshoj para tyre krahët tuaj të përuljes prej mëshirës dhe thuaj: “O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë edukuar kur isha unë i vogël!” (El Isra: 23-24).

Dhe, Ne, i kemi urdhëruar njeriun që t’i nderojë prindërit e vet. Nëna e ka bartur atë, duke duruar mundim pas mundimi, e ndarja e tij (nga gjiri) është brenda dy vitesh. (Dhe i kemi thënë njeriut): “Bëhu falenderues ndaj Meje dhe prindërve tu! Tek Unë do të ktheheni të gjithë”. (Lukman: 14).

Respekti dhe bamirësia ndaj prindërve sa janë gjallë dhe pasi të vdesin ata, janë prej farzeve më madhore në Islam.

Respekti dhe bamirësia ndaj tyre sa janë gjallë përfshinë këto gjëra:
1. Sjellja e mirë ndaj tyre.
2. Furnizimin e tyre nëse kanë nevojë.
3. Dëgjushmëria ndaj tyre.
4. Nënshtrimi ndaj tyre kur kërkojnë gjëra që i ka lejuar sheriati islam.
5. Ulja e zërit dhe mosngritja e zërit kur flet me prindërit.
6. Largimi i pengesave që i dëmtojnë prindërit.

Dhe ka shumë gjëra të tjera të dobishme që mund t’i bësh për prindërit e tu sa janë gjallë.

Fëmija duhet të kujdeset që t’u sjellë prindërve vetëm gjëra të mira e jo probleme, sepse ata kanë bërë gjëra shumë të çmuara sa ishin të vegjël fëmijët e tyre, duke i edukuar ata, e kështu me radhë. Dhe, e mira kthehet me të mirë.

Obligimi ndaj nënës është më i madh, ashtu siç ka thënë pejgamberi,- alejhi selam!,- kur u pyet: “O i dërguar i Allahut, kush është më meritorë për sjelljen dhe shoqërimin timë më të mirë? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia tha: nëna yte. Prap e pyeti : e pastaj kush? Tha: nëna jote. E pastaj kush? Tha: nëna yte. E pastaj kush? Tha: baba yt. (Buhariu: 5971, Muslimi: 2548, prej hadithit të Ebu Hurejres, radijAllahu anhu).

Në një transmetim tjetër ka ardh: O i dërguar i Allahut, kush prej njerëzve është më meritorë për respekt e bamirësi? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu: Nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu: nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu: nëna yte. Tha: e pastaj kush? Ia ktheu pejgamberi,- alejhi selam!,- duke i thënë: babai yt, e pas tij ata që janë më të afërt, e më të afërt.”

(Ebu Davudi: 5139, prej hadithit të Behz Ibn Hakimit,radijAllahu anhu e ky prej babait të tij e babai i tij nga gjyshi i tij. Shejh Albani, rahimehullah, ka thënë se hadithi është hasen (i mirë) në librin e tij: Sahih et Tergib Ue Terhib: 895).

E qartësoi i dërguari i Allahut, se nëna është më meritore për respekt e bamirësi tri herë, e pastaj e përmendi edhe respektin dhe bamirësinë ndaj babës . Dhe kjo na jep të kuptojmë se kujdesi duhet të jetë më së shumti ndaj nënës, bamirësia ndaj saj është më shumë e kërkuar karshi tjerëve, e pastaj vjen babai, etj.

Transmetohet se njëri e pyeti pejgamberin,- alejhi selam!,- duke i thënë: O i Dërguari i Allahut, a ka mbet diçka që llogaritet respekt ndaj prindërve të mi pas vdekjes së tyre? Pejgamberi,- alejhi selam!,- ia ktheu duke i thënë: ” Duaja për prindërit e tu, kërkimi i faljes për ta, kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata, respektoi shokët e tyre dhe mbaji lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu.”

(Ebu Davudi: 5142, nga hadithi i Ebi Usejid radijAllahu anhu, ndërsa shejh Albani e vlerëson hadithin si daif (të dobët) në librin e tij: ” Daif ebi Davud: 1101).

Pra, porositi për pesë çështje:
1.  Duaja për prindërit: Psh, falja e namazit të xhenazes, sepse kjo është një lloj lutje për ta.

  1. Kërkimi i faljes për ta. Kërkimi i faljes për ta tek Allahu i Madhëruar që Allahu t’ua falë mëkatet, ky është respekt dhe bamirësi madhore për ta, qofshin sa janë gjallë apo edhe nëse janë të vdekur.
  2. Kryerja e ndonjë amaneti që i ka mbet atyre apo e kanë porositur ata (qoftë larje borxhi ose ndonjë çështje tjetër). Pra, nëse kanë lënë ndonjë amanet i cili nuk është në kundërshtim me sheriatin islam, qoftë amanet nga nëna ose babai, ky amanet duhet të kryhet ashtu siç kanë porositur prindërit, qoftë vajzën apo djalin e tyre.
  3. Respektoi shokët e babait ose shoqet e nënës pas vdekjes së tyre. Nëse babai yt ka shokë ose nëna yte shoqe të afërta (kojshike), sillu mirë me ta, ndihmoi nëse kanë nevojë, foli fjalë të mira, dhe çdo gjë që është e mirë, bëje ndaj tyre, sepse kjo njëherit llogaritet respekt ndaj nënës ose babit tënd.
  4. Mbaji lidhjet faresfisnore që ju lidhin me prindërit e tu (qoftë nga nëna ose baba). Respektoj, vizitojë familjarët e babait tënd, e nënës tënde, bëju mirë atyre saherë që të jepet mundësia, sillu mirë me motrat e nënës, motrat e babës, sillu mirë me fëmitë e tyre, etj. Të gjitha këto njëkohësisht llogariten respekt ndaj babës dhe nënës tënde.

Marrë nga faqja zyrtare e shejhut: www.binbaz.org

Shejh Abdulaziz Ibn Bazi, rahimehullah.

Nga arabishtja: Suad Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...