Bota e rrjetit elektronik është botë e grabitqarëve, që pa mëshirë e grabit kohën e njerëzve duke i larguar nga detyrat e jetës.
Interneti është shkaku pse shumë njerëz i kanë harruar prioritetet e jetës dhe jetojnë nën hijen e tij. Interneti, plot gënjeshtra dhe malverzime, u bë burimi më i “besueshëm” i lajmeve, ndau burrin prej gruas dhe e harxhoi rininë e të rinjve dhe të rejave.Detyra jonë si muslimanë është ta përdorim atë në mënyrë të saktë, të përzgjedhim të dobishmen dhe ta largojmë të padobishmen, të mos lejojmë të dominon në përditshmërinë tonë. Mos lejo që interneti të jetë shkaku i largimit prej familjes dhe vëllezërve, nëse je prindër mbikëqyr se si fëmijët e përdorin atë, lejo kohë të mjaftueshme për të përfituar prej tij, por mos e bë atë prioritet i cili nuk lihet pas dore. As e dobishmja dhe e vërteta, që munden të gjinden në internet, nuk janë arsye të bëhemi të varur prej internetit, duke u zhytur në thellësitë e tij të pasigurta.
Interneti u bë shkak i largimit të shumë nxënësve të dijes prej librit të botuar, prej shkrimit dhe hulumtimit, duke u mjaftuar me librat dhe publikimet elektronike. Ky fenomen, vetvetiu është shkak i mjaftueshëm, i humbjes së dijes dhe harresës së saj tek shumica.
Në këtë nxitim dua ti përmendi disa gabime që publikohen në rrjetin e internetit.
1. Forumet:
Dizajni i cili paraqet fotografi të ndaluara, parulla të rrejshme, citate të ndaluara të këngëve me muzikë dhe që aludojnë në afirmim të bidatit.
Publikimi i lajmeve që nuk kanë bazë dhe thashetheme që shkaktojnë rrëmujë.
Ngacmimi i muslimanëve duke i publikuar intimitetet e tyre
Shpërndarja e akuzave të pabaza ndaj muslimanëve.
Zhvlerësimi i dijetarëve të Umetit dhe i nxënësve të dijës, që janë mbrojtësit e Sheriatit duke i përhapur gabimet e tyre.
Përgojimi, përqeshja e të tjerëve dhe shpifja e qëllimshme.
Këmbimi i akuzave dhe lufta, kundër kundërshtarit me tërë arsenalin, pa argument.
Shpalosje e sekreteve që kanë të bëjnë me dobinë e përgjithshme të muslimanëve.
Të folurit rreth çështjeve të fesë pa dituri, dhënia e fetvave që nuk mbështeten në argumente të pranueshme.
Humbja e kohës.
2. E maili dhe mesazhet:
Dërgimi i haditheve dhe lajmeve pa u siguruar në vërtetësinë e tyre, nxitja e përhapjes së tyre, detyrimi i njerëzve me pranimin e tyre dhe kritika në rast të mospranimit të tyre.
Këmbimi i fotografive dhe adresave të faqeve që promovojnë imoralitetin.
Këmbimi i letrave të dashurisë dhe të intimitetit seksual mes dy gjinive.
Dërgimi i kartelave që urojnë festa dhe manifestime që nuk janë të lejuar.
Hyrja në e-mailet private.
3. Komunikimi elektronik me të tjerët:
Sulmi i faqeve të internetit dhe shkatërrimi i tyre pa arsyet të pranueshme fetare.
Sulmet hakerike ndaj kompjuterëve të huaj dhe vjedhja e dosjeve dhe informatave të tyre personale.
Këmbimi i informatave që janë në kundërshtim me rregullat fetare.
Martesa elektronike që është pa velij (kujdestar) dhe pa dëshmitarë.
Allahun e lus ti ndihmon besimtarët në rrugën e devotshmërisë.
Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem.
Përktheu: Talha Kurtishi