22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

TË JEMI MË BUJARË

Nga ibn Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të, përcillet të ketë thënë:

“I Dërguari i Allahut, (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin mbi të), ishte njeriu më bujar, e veçanërisht në Ramazan, kur e takonte Xhibrili, takoheshin për çdo natë, e ia mësonte Kuranin. I Dërguari i Allahut ishte më bujar në mirësi sesa flladi i erës.”

E shënon Buhariu dhe Muslimi.

Ky hadith na mëson që të jemi edhe më bujarë në muajin Ramazan, kështu duke ndjekur edhe traditën e profetit (alejhi selam), qoftë duke shtruar ushqim, apo duke ftuar të tjerët për iftare, me ndihmë ndaj nevojtarëve, e duke u interesuar për gjendjen e fqinjëve e të afërmve.

Shoqërimi i agjërimit me vepra të mira është shkak i faljes së mëkateve, mbrojtjes nga xhehenemi dhe përfitimit të shpërblimeve.

I dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) takohej me melaqen më të dalluar, Xhibrilin, e padyshim se shoqërimi me të linte gjurmë, posaçërisht kur ata dy lexonin Librin më fisnik, Kuranin Famëlartë, sa që Kurani personifikohej në moralin e tij.

Jemi në muajin Ramazan, të shfrytëzojmë momentet për shoqërim me Kuranin, kështu të jemi më bujarë.

#përkthim

Hoxhë Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...