1. Është pyetur Sufjan Eth-Theuri: “A mundet që njeriu të jetë asket dhe të jetë i pasur?”
Ka thënë: “Po, mund të jetë: nëse duron kur sprovohet dhe nëse falënderon kur furnizohet.” Hulijjetul-eulija, 387-388]
2. Imam Evzaiu, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kur Allahu ia do të keqen një popullit ua shton polemikën mes tyre dhe i ndalon nga veprimi.” [Ibn Muflih në ‘El-Edeb Esh-Sher’ijje’, 1/202]
3. Ibn Xheuzi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ishin selefët të cilëve kur u rritej ndonjëri prej fëmijëve e angazhonin me hifzin (memorizimin) e Kur’anit dhe dëgjimin e haditheve, kështu që vendosej imani (besimi) në zemrën e tij.” [Sajd El-Hatir, f. 491]
4. “Prej shkaqeve më të rëndësishme të ngritjes dhe stabilitetit të shoqërisë është edhe prania e një modeli (shembulli) të mirë që të merren si shembull. Nëse modelet dobësohen, dobësohet edhe ai që ndjek modelin dhe pastaj ecja në rrugën e tyre. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Dhe prej tyre Ne bëmë prijës që me urdhrin Tonë udhëzojnë.” [Sexhde: 24] – Shejh Dr. Nasir El-Umer
5. Allahu i Madhëruar ka thënë: “…e vërtetë ai (Kur’ani) është një libër ngadhënjyes (i pashoq).” [Fussilet: 41]. Kur’ani është ngadhënjyes, andaj kushtojani atij kohët më të çmuara.” – Shejh Dr. AbdulKerim El-Hudajri
6. Allahu i Madhëruar ka thënë: “Allahu furnizon pa masë atë që do.” [Bekare: 212]. Sa i përket furnizimit të zemrave prej diturisë, besimit, frikës ndaj Tij, shpresen te Ai, e kështu me rradhë, nuk ia jep vetëm se atij që e do.” – Es-Seadi, Allahu e mëshiroftë
7. Allahu i Madhëruar ka thënë: “dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve).” [Hashr: 9]. Fjala më e mirë që është thënë për këtë është: Nuk i kanë zili vëllezërit e tyre për ato të mira që ua ka dhënë Allahu atyre.” – Ibn Kethiri, Allahu e mëshiroftë
Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani