THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 24

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 24

0 1754
  1. “Prej moralit të mirë është që njeriu kur të flet me shokun e tij të jetë i kthyer me fytyrë kah ai.” – Hubejb ibn Ebi Thabit, (Allahu e mëshiroftë!).
  2. “Nëse ulesh në errësirën e natës midis duarve të Zotit tënd, shfrytëzoje sjelljen e fëmiut. Sepse kur fëmiu kërkon diçka nga babai i tij, ai nuk ia jep atë derisa të qajë për të.” – Ibn Xheuzi, (Allahu e mëshiroftë!).
  3. “Bëj marrëveshje me veten në tre raste: 1. Nëse vepron një vepër, kujto Allahu të sheh; 2. Nëse flet diçka, kujto dëgjimin e Allahut ndaj teje; 3. Nëse hesht, kujto diturinë e Allahut mbi ty.” – Hatim El-Esam, (Allahu e mëshiroftë!).
  4. Origjina e mëkateve: Mendjemadhësia – e cila e tërhoqi Iblisin drejt kufrit (pabesimit); Lakmia – e cila e nxorri Ademin nga Xhenneti; dhe Zilia – e cila i dha guximin njërit nga bijtë e Ademit që ta vriste vëllain e tij.” – Ibn Kajjim El-Xheuzije, (Allahu e mëshiroftë!).
  5. “Nga shpeshtimi i dhikrit (përmendja e Allahut) është të pastruarit nga dyfytyrësia.” – Ke’abi (radijAllahu anhu).
  6. “Ishte Bishr ibn Mensur, (Allahu e mëshiroftë), i cili një ditë ishte duke u falur dhe e zgjati namazin e tij dhe më pas e vërejti se një njeri e shikonte atë (se si falej). Menjëherë e kuptoi Bishri dhe i tha njeriut: “Mos të të mahnise ajo që pe tek unë, sepse edhe Iblisi e ka adhuruar Allahun bashkë me engjëjt kaq e kaq (kohë).”” – Sehl ibn Mensur, (Allahu e mëshiroftë!)
  7. “Mos i pyetni njerëzit sot për atë që kanë shpikur ata, sepse kanë përgatitur një përgjigje për të. Por, pyetini ata për sunnetin, sepse ata nuk e dijnë atë.” – Hisham ibn Urveh, (Allahu e mëshiroftë!)

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM