2. Transmetohet nga Bilal ibn Sead se ka thënë: “Ishte Ebu Derda radijAllahu anhu, që thoshte: “O Allah, unë kërkoj mbrojtje prej Teje nga përçarja e zemrës.”
I thanë: “Çfarë është përçarja e zemrës?”
Ka thënë: “Të vendoset për mua në çdo luginë pasuri.” – [El-Hilje (e përpunuar), 175/1]
2. Kanë thënë disa nga selefët: “Morali i mirë të bën të afërt me të huajin, ndërsa morali i keq të bën të huaj me familjen tënde.”
3. Ismail ibn Ebi Uvejs ka thënë: “Maliku ishte i sëmurë dhe i pyeta disa nga familjarët e tij se çfarë tha ai para se të vdiste.”
Thanë: “Dëshmoi (e tha shehadetin), pastaj tha: “Çështja është vendim i Allahut fillim e mbarim.” – [Es-Sijer, 130/8]
4. Ebu Davudi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Hyra tek Kerz El-Harithij*, e gjeta atë duke qarë dhe e pyeta: “Çfarë të bëri të qash?”
Tha: “Dje nuk e kam lexuar pjesën time të Kur’anit dhe ajo që mendoj unë është vetëm se nga mëkati që e kam bërë.” – [El-Hilje, 79/5]
5. “Ibrahimi alejhi selam, është simbol i sakrificës gjatë historisë. E la bashkëshorten dhe djalin e tij të mitur në shkretëtirën e thatë vetëm për ta zbatuar urdhërin e Allahut, si dhe iu përgjigj urdhërit të Allahut për ta therur të birin!” – Shejh Dr. Muhamed ibn Salih El-Munexhid
6. Sufjan ibn Ujejneh ka thënë: “Kush zbukurohet për njerëzit me diçka që Allahu i Madhëruar di për te të kundërtën e saj, do ta shëmtojë Allahu.” – [Hulijjetul-eulija, 271/17]
7. Janë pyetur disa njerëz të urtë: “Cila është gjëja që përngjason me këtë botë?”
Kanë thënë: “Ëndërrat e atij që fle gjumë.” – [Ibn Ebi Dunja në ‘Mevsuatun’, 5/28]
Përktheu dhe përshtati nga gj.arabe: Amir Shabani