THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 31

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 31

0 1140
  1. Fudajl ibn Ijadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kushdo që ka frikë Allahun, askush nuk do t’i bëjë dëm atij. Por, kushdo që i ka frikë dikujt tjetër përveç Allahut, askush nuk do të ketë dobi prej tij.” – [Sijer E’alam En-Nubelai, 426/8]
  2. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Një nga ligësitë më të mëdha të zemrave është që në zemrën e njeriut të ketë urrejtje ndaj të mirave të besimtarëve.” – [Minhaxh Es-Sunneh, 22/1]
  3. Abdullah ibn Mubareku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Prej fatkeqësive më të mëdha të njeriut është kur i di të metat e veta dhe pastaj nuk interesohet e as nuk brengoset për to.” – [Shu’b El-Iman]
  4. Disa nga selefët kanë thënë: “Disa njerëz e kërkojnë krenarinë tek dyert e mbretërve, ndërsa nuk kanë për ta gjetur atë (krenarinë) vetëm se në nënshtrimin (bindjen) ndaj Allahut.” – [Ibn Kajjimi në ‘Igathetu El-Lehfan’, 106]
  5. Mekhuli ka thënë: “E pashë një njeri që falej dhe në secilën ruku dhe sexhde ai qante. Unë e akuzova se ai qante sa për t’u dukur, e për këtë u privova nga të qarët për një vit.” – [Hulijjetul-eulija, 184/5]
  6. Bishr ibn Harith, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Njeriu nuk ka për ta gjetur ëmbëlsinë e adhurimit derisa ta bëjë mes tij dhe epsheve të tij një murë prej hekuri.” – [Hulijjetul-eulija, 345/8]
  7. Shejh Uthejmini, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Allahu i Lartëmadhëruar dëshiron për juve që vazhdimisht të jeni të kënaqur dhe larg nga pikëllimi.” – [Fet’h Dhil-Xhelal vel-Ikram, 533/3]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM