Ka qenë e njohur që në tokat Arabe njerëzit të blejnë robër, dhe që robërit t’u shërbejnë atyre.
Njëri prej muslimanëve në Arabinë Saudite e kishte blerë një rob i cili ishte i devotshëm dhe i cili e ruante kopshtin e zotërisë së tij.
Një ditë prej ditëve, afër kopshtit kaloi një biznesmen dhe e shikoi robin i cili po e ruante kopshtin e zotërisë së tij. Mirëpo, ai vërejti një gjë të çuditshme tek ai djaloshi i ri (robi), ku pranë tij qëndronte një qen. Derisa djaloshi ishte duke ngrënë bukë, ai filloi ta ndajë një kafshatë për qenin dhe një kafshatë për vete.
Biznesmenit i bëri përshtypje veprimi i këtij djaloshi, dhe filloi të afrohej tek djaloshi dhe ta pyes se për çfarë arsye vepron kështu. Dhe tha në vete: ky djalosh është rob dhe i varfër, kurse ushqimin po e ndan me qenin, kurse unë jam i pasur dhe dua që t’ia kaloj në sadaka këtij djaloshi.
U afrua afër dhe i tha: Kush është zotëriu yt?
Ky (robi) i’a ktheu: Zotëriu im është filani, shko tek ai dhe nëse dëshiron t’më blesh, merru vesh me të.
Biznesmeni i tha: Dua të të pyes diçka, njëherë po shkoj tek pronari yt dhe po flasë me të.
Atëherë shkoi tek pronari dhe i tha: Dëshiroj që ta blej këtë djaloshin, dhe gjithë kopshtin që është me të. Zotëriu pranoi, dhe ky e bleu.
U kthye tek djaloshi dhe i tha: Dua të të pyes diçka, mirëpo njëherë më trego: Përse i’a dha qenit gjysmën e ushqimit, dhe gjysmën tjetër e ngrëne për vete?
Robi i thotë: Ngase më vjen keq të ha unë dhe qeni t’më shikojë. Jam mësuar që nëse Allahu më jep begati, një pjesë apo gjysmën e saj ta dhuroj sadaka, kurse gjysmën tjetër ta mbaj për vete.
Atëherë ky njeriu i tha: Pasiqë ti po jep sadaka, unë do të ta kaloj ty. Dhe thotë: Të kam blerë ty, je i lirë, dhe gjithë ky kopsht që po e sheh është i yti tash e tutje.
Atëherë djaloshi i tha: Allahu të shpërbleftë! Mirëpo këtë kopsht po e jap për hir të Allahut, ndërsa mjafton që unë të jam i lirë.
Njeriu u qudit dhe i tha: Ky kopsht ka kushtuar shtrenjtë, ndërsa unë ty ta dhash, e ti e jep për hir të Allahut, do të jetosh i pasur e jo si rob.
Robi i thotë: Jam mësuar që kur Allahu t’më jep dy begati, njërën ta jap për hir të Allahut kurse tjetrën ta mbaj për vete.
Njeriu mbeti i habitur nga ky veprim i këtij djaloshi.
Andaj, nuk ka rëndësi prej nga je, çfarë ngjyre ke, apo i kujt je. Me rëndësi është tek Allahu (azze ue xhel) pozita jote nëse je i devotshëm. MË I MIRI TEK ALLAHU ËSHTË AI QË ËSHTË MË I DEVOTSHËM.
Pra, me devotshmëri afrohesh tek Allahu e jo me ngjyrë, jo me familje, apo me prejardhje
Nga arabishtja: Suad Shabani
Burimi: albislam.com