UDHËTIMI MË I BUKUR

UDHËTIMI MË I BUKUR

0 1143

Njerërzit në përgjithësi dëshirojnë të udhëtojnë nëpër vende të bukura, të shohin gjëra të bukura, të përjetojnë çaste të mira dhe të shoqërohen me njerëz të mirë. Mirëpo, udhëtimi më i këndshëm dhe më i bukur është atëherë kur besimtarët pasi të kalojnë Urën e Siratit  do të udhëtojnë për kah Xhenneti.
Gjerësia e tij është sa gjerësia e qiejve dhe e tokës. Në të ka gjëra që syri nuk i ka parë, veshi nuk i ka ndëgjuar dhe as mendja nuk i ka paramenduar.  Në këtë udhëtim njeriu do të jetë bashkë me njerëzit më të mirë që kanë jetuar në këtë botë: me pejgamberët, me njerëzit besnik, me dijetarët dhe me shehidat. Kënaqësia më e madhe e këtij udhëtimi është se në mesin e tyre do të jetë i  Dërguari i Allahut dhe që të gjithë me padurim presin takimin me Krijuesin e gjithësisë dhe shikimin e Fytirës së Tij të bukur.

Allahu në Kur’anin famëlartë thotë:

“Kurse ata të cilët kanë pasur frikë prej Zotit të tyre do të udhëtojnë për në Xhennet grupe-grupe, e kur të arrijnë aty dyert e Xhenetit i gjejnë të hapura, dhe roja u thotë atyre: Shpëtimi qoftë mbi ju! Qofshi të shpëtuar, ishit të mirë, hyni në të, aty do të jeni përgjithmonë.” Zumer 73.

Lusim Allahun e Madhërishëm që ta përjetojmë këtë udhëtim pa u dënuar dhe pa u llogaritur.
Amin.

Përshtati: Hoxhë Ismail Asllani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 586