Lavdia i takon Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin për Profetin tonë Muhamed, pas të cilit nuk ka profet tjetër, për familjen dhe shokët e tij.
Asambleja u njoh me opinionet dhe sqarimet mjekësore, të paraqitura me gojë dhe me shkrim, nga Ministria e Shëndetësisë së Arabisë Saudite dhe nga mjekë specialistë, po kështu edhe me vendimin e Akademisë Ndërkombëtare të Fikhut Islam nën vartësi të Organizatës së Konferencës Islamike, të mbledhur në Aman të Jordanisë nr. 5 datë 3/7/1986 e.s.
Pas diskutimit të çështjes nga të gjitha aspektet dhe problematikat që mbart Asambleja morri këtë vendim:
Të sëmurit të cilit i janë vendosur në trup aparatet e reaminimit, lejohet që ato t’i hiqen, nëse pushojnë së funksionuari përfundimisht të gjitha funksionet nervore të tij dhe nuk ka më kthim mbrapa, edhe nëse zemra dhe frymëmarrja e tij vazhdojnë të funksionojnë automatikisht me anë atë aparateve që i janë vendosur në trup, por heqja e tyre bëhet kur këtë e vendos një komision prej tre mjekësh specialistë me përvojë.
Por megjithatë, nuk gjykohet fetarisht për të se ka ai vdekur, vetëm pasi t’i ketë ndaluar plotësisht frymëmarrja dhe zemra, pas heqjes së aparaturave.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin për Profetin tonë Muhamed, për familjen dhe shokët e tij.
Burimi: http://www.lidhjahoxhallareve.com/l/vdekja-dhe-shkeputja-e-aparateve-te-reaminimit-nga-trupi-njeriut/