22.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

VENDIMI SHERIATIK PËR FALJEN E NAMAZIT TË BAJRAMIT NË SHTËPI

Dijetarët janë ndarë në tre mendime:
1. Kush e humb namazin e Bajramit me imamin, atëherë le t’i fal dy rekate sikur namazi që imami merr tekbir në të dhe reciton me zë. Imam Buhariu ka klasifikuar një kapitull për humbjen e namazit të Bajramit dhe faljen e dy rekateve, po ashtu edhe për gratë, si dhe kushdo që ishte në shtëpi dhe banon nëpër fshatra (periferi). Ai transmetoi: Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Kjo është festa jonë për pjesëtarët e Islamit.”
Enes ibn Maliku, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e urdhëroi dhe e tuboi familjen e tij dhe e falën namazin sikur banorët e Egjiptit dhe tekbiret e tyre.
Atau ka thënë: “Nëse e humbni namazin e Bajramit, atëherë falni dy rekate.”
Kanë thënë: “Kjo është thënia e: Hasan El-Basriut, Ibn Sirinit, Ikrimes, Nehaiut, Malikut, Lejthit, Shafiut, si dhe Buhariu dhe Ahmedi e transmetojnë këtë.”
Është sunnet që në tekbirin fillestar të merren shtatë tekbire. Sipas hadithit: Abdullah ibn Amri, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ka thënë: “Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, morri dymbëdhjetë tekbire në namazin e Bajramit, shtatë në rekatin e parë dhe pesë në rekatin e dytë dhe nuk u fal para dhe pas tyre.” [Transmeton: Ahmedi dhe ai kishte divergjencë në zinxhirin e tij të transmetimit, atë e vërtetoi Ahmedi, Ali ibn Medini dhe Buhariu].
Transmeton Maliku nga Nafiu e ky nga Ibn Umeri se ka thënë: “Isha dëshmitarë në faljen e namazit të Bajramit me Ebu Hurejren dhe në rekatin e parë ai morri shtatë tekbire para recitimit, ndërsa në rekatin e dytë morri pesë tekbire.”
Maliku tha: “Ky është urdhëri ynë.” [El-Muvatta].

2. Falja e katër rekateve pa tekbiret shtesë – kjo është thënia e: Ibn Mes’udit, Shabiut, Theuriut dhe transmetohet nga imam Ahmedi.
Kur është transmetuar nga Ibn Mes’udi, ai tha: “Kush e humb namazin me imamin në ditën e Bajramit, atëherë le t’i falë katër rekate.” [Shënon: Ibn Mundhiri në “El-Eusat”].
Shabiu ka thënë: “Abdullahu tha: “Kush e humb namazin e Bajramit, le t’i falë katër rekate.”” [Transmeton: AbduRrezaku me zinxhir të shkëputur].
Transmetohet nga Theuriu, nga një njeri, e ai nga Ibrahimi se ka thënë: “Nëse e humb namazin e Bajramit me imamin, atëherë nuk ka pse t’i shtojë tekbiret.” [Transmeton: AbduRrezaku me një zinxhir të paqartë].
Në transmetimin e imam Ahmedit: “Falen katër rekate pa tekbiret shtesë.”
Zerkeshiu ka thënë: “Kjo është e njohur nga transmetimet.”

3. Nuk lejohet falja e namazit të Bajramit në këtë mënyrë, sepse namazi i Bajramit vlen vetëm me imamin në xhemat. Kjo, pasi që është e kufizuar nga një kohë që nuk kryhet në periudha të tjera dhe duhet të ketë disa kushte të cilat nuk përmbushen tek ata që falen vetëm ose në shtëpi.
Kjo është thënia e: Ebu Hanifes dhe disa dijetarëve malikij, si dhe një përzgjedhje nga Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë.

PËRSHKRIMI I NAMAZIT TË BAJRAMIT:
Në rekatin e parë merren shtatë tekbire me gjithë tekbirin fillestar dhe në të lexohet: surja El-Fatiha dhe Surja El-A’la, ndërsa në rekatin e dytë merren pesë tekbire dhe në të lexohet: surja El-Fatiha dhe surja El-Gashije.

VENDIMI SHERIATIK PËR RËNDËSINË NAMAZIT TË BAJRAMIT SIPAS TRE MEDHHEBEVE:
1. Sunnet muekkede (i definuar): është medhhebi i malikive, shafive, si dhe Imam Neveviu i atribuohet asaj për masën;
2. Farz kifaje (obligim i përbashkët): është medhhebi i hanbelive dhe e kanë thënë edhe disa shokë të Imam Shafiut;
3. Vaxhib (obligim): është medhhebi i hanefive, si dhe një transmetim nga Imam Ahmedi dhe një përzgjedhje e Ibn Tejmijes dhe Ibn Kajjimit.
Gjithashtu, Kadi El-Ajjad e përcjell obligushmërinë e tij nga Ebu Bekri, Aliu dhe Ibn Umeri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Më e sakta.

__________________________
Shkroi: Shejh Dr. AbdulAziz El-Hudajri
Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...