Transmeton Ibën Hibani nga Ebu Hurejra (radijallahu anhu) se i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) se ka thënë:
Musai (alejhi selam) e ka pyetur Zotin e tij për gjashtë virtyte për të cilat ka menduar se janë për të në veçanti, ndërsa të shtatën Musai nuk e ka dashur.
Ka thënë: O Zoti im, Cilët prej robërve të Tu janë më të devotshëm?
Ka thënë: Ai që e përmend (Zotin) dhe nuk (e) harron.
Ka thënë: E cilët nga robërit e Tu janë më të udhëzuarit?
Ka thënë: Ai që e pason udhëzimin.
Ka thënë: Cilët nga robërit e Tu është më i drejtë në gjykim?
Ka thënë: Ai i cili i gjykon njerëzit ashtu siç gjykon për vete.
Ka thënë: Cili nga robërit e Tu është më i ditur?
Ka thënë: Dijetari që nuk ngopet me dituri, i mblidhet dituria e tij te dituria e njerëzve.
Ka thënë: Cili nga robërit e Tu është më krenar?
Ka thënë: Ai i cili kur ka mundësi (të hakmiret), falë.
Ka thënë: Cili nga robërit e Tu është më i pasur?
Ka thënë: Ai i cili është i kënaqur me atë që i është dhënë.
Ka thënë: Cili nga robërit e Tu është më i varfër?
Ka thënë: Ai që i len veprat të pakryera.
I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ve selem) ka thënë:
Pavarësia (pasuria) nuk është në pasuri (mall), por pavarësia është pavarësia e shpirtit. Kur dëshiron Allahu për ndonjë rob hajr, ia bën pavarësinë në shpirtin e tij, ia bën zemrën të devotshme, a kur dëshiron për ndonjë rob sher, ia bën varfërinë mes syve të tij.
Hadithi është hasen, e tranmseton Ibn Hibani nr. 6217
Përgatiti: Hoxhë Ali Shabani