23.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

VLERA E SELAMIT (4)

“Kur të vijnë te Ti ata që besojnë në argumentet Tona, thuaj:(Selamu Alejkum) “Shpëtimi (Paqa) qoftë mbi ju!.” ( En’am: 54).

“Lutja e tyre në to (kopshtije) është: “Qofsh i lavdëruar o Zot!” e përshëndetja e tyre në të: “Selam” e lutja e tyre e fundit është: “Falenderojmë Allahun, Zotin e gjithësisë!.”( Junus: 10).

“E, ata që janë ruajtur (nga mëkatet), do të shtyhen në xhennet, grupe-grupe dhe dyert e tij hapen e do t’u thonë atyre rojtarët e tij:(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju! Ju jeni të kënaqur, andaj hyni në të, ku do të qëndroni përgjithmonë!.”(Zumer: 73).

“(e ju thonë):(Selamu alejkum) “Shpëtimi qoftë mbi ju, meqë keni duruar, e sa përfundim i bukur që është ky!. ” ( Rra’d: 24).

Transmetohet nga Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- se ka thënë: Më tha mua i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejh i ue selem!,-: “O biri im  (o djalosh)! Kur të hysh në shtëpinë tënde (tek familja yte), jepju selam atyre, sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për ty dhe për familjën tënde.” (Shënon: Tirmidhiu- 2698, dhe thotë se hadithi është hasen sahih. Shejh Albani e vlerësoi hadithin si sahih).

Transmetohet se Enesi,- Allahu qoftë i kënaqur me të!,- kaloi pranë disa të fëmijeve dhe i përshëndeti ata me selam, dhe tha: Kështu vepronte i Dërguari i Allahut,- sal-Allahu alejhi ue selem!.” (Shënon: Buhariu – 11/32(6247), Muslimi – 2168, Ebu Davudi – 5202 dhe Tirmidhiu – 2696).

Omeri,- Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “Dashuria vëllezërore forcohet përmes tre gjërave: 1. Kur ta takosh vëllain tënd, ta përshëndetësh me selam. 2. Nëse vjen në mexhlis(takim) zgjerohu dhe liroja vendin të ulet afër teje në mexhlis. 3. Thirre vëllain tënd me emrat më të bukur që ai i don apo ti e dinë se ai gëzohet dhe kënaqet kur e thërret me ata emra.”

Komentim i përgjithshëm:

Islami në veten tij ngërthen edukata të llojllojshme, të cilave duhet t’i kushtoj vëmendje dhe rëndësi muslimani, si dhe të mundohet t’i fusë në praktikë edukatat islame. Një nga eduakatat islame është edhe përshëndetja e familjarëve me selam në momentin kur muslimani futet apo kthehet në shtëpinë e tij. Sepse kjo përshëndetje do të jetë bereqet për të dhe familjën e tij. Dhe nuk ka aspak dyshim se praktikimi i sunetit sjell bereqete të shumta në familje, shoqëri apo edhe në rrethin ku jetojmë. Gjithashtu, prej edukatës islam është që edhe fëmijët t’i përshëndesim me selam, të jemi të butë dhe kujdesshëm ndaj tyre, sepse kështu na ka porositur i Dërguari i Allahut dhe sahabët e tij. Nëse veprojmë kështu, edhe fëmijet do të edukuohen dhe do të mësohen ta praktikojnë këtë sunet të bereqetshëm. Allahu e udhëzoi të Dërguarin e tij që në momentin kur t’i takojë ata që besuan argumentet e Allahut, t’i përshëndes me selam. Selami, njëherit është edhe përshëndetja e banorëve të Xhenetit. Allahu,- xhele ue ala!,- do t’i përshëndet banorët e Xhenetit me Selam. Këshilla e Omerit, na mëson se një nga elementet kryesore e forcimit të lidhjeve vëllezërore është edhe përshëndetja e vëllaut me selam çdoherë që ta takosh.

Çka mësojmë dhe përfitojmë nga kjo hytbe e shkurtër:

  1. Pëlqehet dhe preferohet që ta përshëndetësh familjën me selam, çdoherë që hynë apo del nga shtëpia.
  2. Pëlqehet t’i përshëndetësh edhe fëmijët me selam, sepse kjo ua mundëson atyre mësimin dhe praktikimin e këtij suneti.
  3. Nëse dëshiron t’ia zbutësh zemrën vëllait tënd atëherë përshëndete me selam.
  4. Nëse dëshiron t’i forcosh lidhjet vëllezërore me një vëlla, përshëndete saherë që e takon me selam dhe thirre me emra të bukur që ai i don.
  5. Krenohu nëse je prej atyre që përhapin një sunet dhe falëndero Allahun për këtë dhunti.

Autor: Rashid Ibn Husejn AbdulKerim

Nga arabishtja: Suad B. Shabani

Burimi: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...

Dita e 13 e Dhul-Hixhes

Dita e 13 e Dhul-Hixhes është një ditë me...