XHEHENEMI

XHEHENEMI

0 2479

Falenderimi i takon vetëm Allahut të madhëruar, përshëndetjet qofshin për të Dëguarin (alejhi selam) për familjen e tij të ndershme dhe gjithë ata që ndjekën rrugën e tij deri në ditën e gjykimit.

Vëllezër të dashur!

Allahu i madhëruar dhe i Dërguari (alejhiselam) na flet shumë për xhehenemin, me qëllim që të ruhemi prej tij e të jemi më të përgatitur.

– Në ditën e gjykimit do të vjen Allahu i madhëruar dhe melaqet e tij, e melaqet në një numër shumë të madh e tërheqin xhehenemin.

Allahu i madhëruar thotë:

{وَجَاءَ رَبُّكَ وَالْمَلَكُ صَفًّا صَفًّا}
“Dhe kur të vijë Zoti yt dhe engjëjt qëndrojnë rradhë-rradhë”

{وَجِيءَ يَوْمَئِذٍ بِجَهَنَّمَ يَوْمَئِذٍ يَتَذَكَّرُ الْإِنسَانُ وَأَنَّىٰ لَهُ الذِّكْرَىٰ}
“Dhe atë ditë sillet Xhehenemi, ditën kur përkujtohet njeriu, e ç’dobi i bën atij përkujtimi?”
(El-Fexhër/22,23)

I Dërguari alejhiselam ka thënë:
“Do të sillet Xhehenemi Ditën e Kijametit duke u tërhequr zvarrë me shtatëdhjetë mijë kapistra (litarë), çdo kapistër tërhiqet nga shtatëdhjetë mijë melekë.”
(Muslimi)

– Nxehtësia e xhehenemit është shumë e madhe në krahasim me nxehtësinë e dunjasë:

Allahu i madhëruar thotë:

{الَّذِي يَصْلَى النَّارَ الْكُبْرَىٰ}
“I cili do të hyjë në zjarrin e madh” (El-Ala/12)

Hasan el Basriu thotë:
“I madh është zjarri i Ahiretit e i vogël është zjarri i Dunjasë”

I Dërguari (alejhi selam) ka thënë:
“Ky zjarri juaj, është një pjesë e shtatëdhjetë pjesëve të zjarrit të Xhehenemit”
(Buhariu dhe Muslimi)

– Në Kur’anin fisnik Allahu e përmend Xhehenemin në disa forma, duke e cilësuar me disa emra, shtresa dhe shtatë dyer:

Allahu i madhëruar thotë:

{لَهَا سَبْعَةُ أَبْوَابٍ لِّكُلِّ بَابٍ مِّنْهُمْ جُزْءٌ مَّقْسُومٌ}
“Ai (Xhehenemi) i ka shtatë dyer, çdonjëri prej tyre ka shtegun (derën) e caktuar (nëpër të cilën do të hyjë)”
(El-Hixhër/44)

Ibën Abasi (radijallahu anhu) thotë për këtë ajet:
“Ato emra jan Xhehenem, Sair, Ladha, Hutameh, Sakar, Xhahim, Havijeh, e kjo është shresa më e ulët”

– I Dërguari (alejhi selam) na ka treguar se xhehenemi është shumë i thellë:

Transmeton Ebu Hurejra (radijallahu anhu) që ka thënë: ”Ishim një ditë te i Dërguari (alejhi selam) dhe dëgjuam një zë (sikur diçka po binte nga lartë).
I Dërguari alejhiselam tha:
A e dini çfarë është kjo krismë?
Tham: Allahu dhe i dërguari i tij e dinë më se miri,
Tha: Ky guri është hedhur nga xhehnemi para 70 viteve e tani arriti në fundin e tij” (Muslimi)

– Sa i përket qëndrimit të njerëzve në xhehenem, ndahen në dy kategori:

1. Mosbesimtarët do të qëndrojnë përgjithmonë në xhehenem përshkak mosbesimit dhe shirkut:

Allahu i madhëruar thotë:

{ إِنَّهُ مَن يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدْ حَرَّمَ اللَّهُ عَلَيْهِ الْجَنَّةَ وَمَأْوَاهُ النَّارُ وَمَا لِلظَّالِمِينَ مِنْ أَنصَارٍ }
“Ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhenetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës”(En-Nisa/72)

2. Besimtarët mëkatarë ndahen në tri grupe sa i përket hyrjes në xhehenem:

a. Mëkatarë që nuk hyjnë fare në xhehenem, do t’i kaplojë mëshira e falja e Allahut dhe hyjnë në xhenet.

b. Mëkatarë që hyjnë në xhehenem, e më vonë dalin prej tij me ndërmjetësimin e të Dërguarve dhe besimtarëve.

c. Mëkatarë që hyjnë në xhehenem e qëndrojnë një periudhë derisa pastrohen e pastaj hyjnë në xhenet.

– Disa vepra që do të na ndihmojnë me lejën e Allahut të madhëruar, për të qenë më të mbrojtur prej zjarrit të xhehenemit:
1.Besimi i shëndoshë duke mos e njollosur me mbeturinat e mosbesimit e mëkateve.
2.Falja e Namazit obligativ dhe atë vullnetar.
3.Agjërimi obligativ dhe ai vullnetar.
4.Ruajtja e gjuhës dhe nderit.
5.Lutja

Përgatit Hoxhë Vedat ef. Skenderi
03.09.2021

GJITHASHTU NË ALBISLAM