15.8 C
Skopje
E martë, 27 Maj, 2025

06- O ALLAH MA FAL MUA MËKATIN TIM, MË LARGO ZEMËRIMIN, DHE MË MBRO NGA DEVIJIMET E SPROVAVE

O Allah ma fal mua mëkatin tim, më largo zemërimin, dhe më mbro nga devijimet e sprovave[1]

اللَّهُمَّ اغْفِرْ لِي ذَنْبِي، وَأَذْهِبْ غَيْظَ قَلْبِي، وَأَعِذْنِي مِنْ مُضِلاتِ الْفِتَنِ

(Allahume gfirli dhenbi , ve edh-hib gajdha kalbi, ve eidhni min mudiletil fiten)

Kjo lutje e bekuar është një prej lutjeve të dërguarit, sal-Allahu alejhi ve selem, për nënën e besimtarëve, Aishen, radijAllahu anha. Muhamed ibn Ebi Bekr, përcjell e thotë: “Kur Aisheja, radijAllahu anha, nevrikosej, i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, e prekte për hunde e i thoshte: “Oj Uvejshe, thuaj: O Allahu im, Zot i Muhamedit, ma fal mua mëkatin tim, më largo zemërimin, dhe më mbro nga devijimet e sprovave”.[2]

Fjala e tij; ”O Allahu im, Zot i Muhamedit”, është një lloj i lutjes përmes njëshmërisë së Allahut për të dërguarin e Tij, sal-Allahu alejhi ve selem. Zot i gjithësisë dhe Sunduesi i çdo gjëje, dhe kjo për pozitën e lartë që ka i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem. Kjo lutje përfshin kërkimin e shpëtimin nga çdo e keqe, e dukshme dhe të fshehtë, në fe, në dynja e në ahiret. Kështu që filloi filloi të kërkojë prej Allahut shpëtimin nga një prej më të këqijave.

Dhe tha; “O Allah më fal mua”, kërkoi nga Allahu që të mos ia llogarisë mëkatet e tija, të mos e ndëshkojë me të, që është një kerkëse fisnike, dhe një prej lutjeve më të shpeshta në Kuran dhe Sunet, ngase, mëkatet shkaktojnë tek njeriu shfaqjen e burimeve të së keqes në dynja e ahiret, andaj fillimi me këtë lutje është më e rrugës se me lutjet tjera, e më pas filloi me lutje për shpëtim nga të këqijat e fshehta.

Dhe tha; “dhe më largo zemërimin”, pra, hidhërimin e tepërt që është rezultat i gjakut të vrullshëm, për një çështje që shfaqet në të kundërtën që ai dëshiron.

E luti Allahu e Madhëruar që t’ia largojë zemërimin, ngase kjo gjë e mbyt shpirtin, e lodh zemrën e trupin, nga e cila mund të lind inati, urrejtja, hidhërimi, sulmimi, e hakmarrja, dhe e keqëson gjendjen e tanishme dhe të ardhme. Për këtë Allahu i Madhëruar ftoi robërit e tij që ta përmbajnë veten e tyre nga zemërimi, Allahu thotë: “që fshehin zemërimin, e ua falin fajet njerëzve. Se Allahu i don bamirësit.” Ali Imran, 134.

I dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush përmban zemërimin e tij, duke qenë i aftë ta realizojë, Allahu do ta fton atë mbi kokat e gjithë krijesave në ditën e Kiametit, derisa t’i jep të zgjedh prej hyrijeve atë që ai dëshiron”.[3]

Fjala e tij; ”dhe më mbro nga devijimet e sprovave”, është formë e kërkimit të mbrojtjes nga gjërat shkatëruese, nga problemet e sprovave të rënda, që të shpiejnë në dilema dhe në shkatërim, të cilat sprova për shkak vështirësisë së tyre mund që të të humbin fetarizmin, dynjanë e ahiretin, kështu që kjo lutje përmban një kërkim mbrojtje, shpëtim, dhe paqe nga rënia në to.

Kjo lutje është aq me rëndësi, për këtë tregon fakti që i dërguari, sal-Allahu alejhi ve selem, ia mësoi këtë një prej grave të tija më të dashura, babai i së cilës ishte shoku i tij më i dashur, kështu që kujdesu për këtë lutje në lutjet e tua, ngase shpëtimi nga të këqijat sjell rehati, lumturi, dhe relaksim.

Përktheu Hoxhë Shpend Zeneli

Burimi; albislam.com

————————–

[1] Kjo lutje është marrur nga lutja e profetit, sal-Allahu alejhi ve selem, për Aishen, radijAllahu anha, “O Allahu im, falja mëkatin, largo zemërimin nga zemra e saj, dhe mborje atë nga devijimet e sprovave”. Këtë hadith e shënon ibn Asakir në librin e tij ‘el erbein’ faqe 45 dhe ka thënë: “ky është një hadith sahihun hasen”, njashtu e ka dhënuar ibn Sinij në librin e tij ‘amel jevm ve lejleh’ me numër 457. Shiko vlerësimin e hadithit nga shejh Albani në librin ‘Daifeh’ me numër, 4207.

Ky hadith është i ngjashëm me atë që e përcjell Umu Seleme, shënuar tek Ahmedi 2/44 me numër 26576, me tekst: “Thuaj; O Allahu im, Zot i Muhamedit, profetit, më fal mua mëkatin tim, largo zemërimin, dhe më shpëto nga devijimet e sprovave për aq sa jam gjallë”. Hejthemiu e vlerësoi hasen në librin e tij ‘Mexhmea Zevaid’ 10/27. Abd ibn Humejd faqe 443, me numër 1534. Taberani në ‘Muxhem el kebir’ 23/338 me numër, 785. Bejhakiu në ‘Da’avetul kebir’ 1/485 pa fjalën ‘për aq sa jemi gjallë’.

[2] E ka shënuar ibn Sinij, 456.

[3] E kë shënuar Ebu Davudi, 4777. Tirmidhiu, 2493. Ibn Maxhe 4186. Ahmedi, 24/398 me numër 15637, Taberaniu 20/186 me numër, 417. Bejhakiu 8/161 me numër 16422. Ebu Ja’la me numër, 1497. Shejh Albani e vlerësoi hasen në librin ‘Sahih ibn Maxhe’ me nuër, 4176 dhe në librin ‘Sahih Tergib ve Terhib’ me numër, 2753.

Artikulli paraprak
Artikulli tjetër
Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...