19.8 C
Skopje
E enjte, 8 Tetor, 2026

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të Madhëruar dallojmë katër palë njerëz. Ku do ta gjesh veten tënde?
Pala e parë janë ata që janë të bindur ndaj Allahut dhe janë të lumtur.
Pala e dttë janë ata që janë bindur ndaj Allahut, por janë të palumtur.
Pala e tretë janë ata që nuk janë të bindur ndaj Allahut, por i lumtur në jetë.
Pala e katërt janë ata që nuk janë të bindur ndaj Allahut dhe nuk janë të lumtur në jetë.
Nëse je nga pala e parë, kjo është e natyrshme se Allahu I madhëruar ka thënë:

مَنْ عَمِلَ صَالِحًا مِّن ذَكَرٍ أَوْ أُنثَىٰ وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَلَنُحْيِيَنَّهُ حَيَاةً طَيِّبَةً ۖ وَلَنَجْزِيَنَّهُمْ أَجْرَهُم بِأَحْسَنِ مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

“Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t’i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t’u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.“ En Nahl: 97

Nëse je nga pala e katërt, edhe kjo është e natyrshme sipas thënies së Allahut të Madhëruar:

وَمَنْ أَعْرَضَ عَن ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنكًا وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَىٰ

“E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.“ TaHa: 124

E nëse je nga pala e dytë, kjo ka mundësi ti opcione:
• Ose Allahu të do dhe dëshiron ta testojë durimin tënd dhe ngritjen e gradave tua sipas asaj që është në thënien e Allahut të Madhëruar:

وَلَنَبْلُوَنَّكُم بِشَيْءٍ مِّنَ الْخَوْفِ وَالْجُوعِ وَنَقْصٍ مِّنَ الْأَمْوَالِ وَالْأَنفُسِ وَالثَّمَرَاتِ ۗ وَبَشِّرِ الصَّابِرِينَ

“Ne do t’ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri, me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepju myzhde durimtarëve.“ El Bekare: 155

• Ose në bindjen tënde ndaj Allahut ka mangësi dhe ke mëkate, e ti vazhdon ta prollongosh teuben (pendimin) për ato mëkate, andaj Allahu të sprovon që të kthehesh tek Ai siç është cekur në thënien e Allahut të Madhëruar:

وَلَنُذِيقَنَّهُم مِّنَ الْعَذَابِ الْأَدْنَىٰ دُونَ الْعَذَابِ الْأَكْبَرِ لَعَلَّهُمْ يَرْجِعُونَ

“Ne do t’u shijojmë atyre dënimin më të shpejtë (në Dunja) para dënimit të madh (në Ahiret), ndoshta do të tërhiqen (prej të këqijave).“ Es Sexhde: 21

Mirëpo, nëse je nga pala e katërt, atëherë, kujdes, kujdes!! Se kjo mund të jetë shkallëzim (joshje). A kjo është gjendja më e keqe në të cilën mund të gjendet njeriu dhe pasojat mund të jenë të tmerrshme. Pastaj edhe dënimi i Allahut vjen, ska ikje prej tij. Duhet patur kujdes që njeriu të merr mësim para së të kajlojë koha.
Allahu I madhëruar ka thënë:

فَلَمَّا نَسُوا مَا ذُكِّرُوا بِهِ فَتَحْنَا عَلَيْهِمْ أَبْوَابَ كُلِّ شَيْءٍ حَتَّىٰ إِذَا فَرِحُوا بِمَا أُوتُوا أَخَذْنَاهُم بَغْتَةً فَإِذَا هُم مُّبْلِسُونَ

“Meqë lanë pas dore atë me çka u këshilluan (t’i drejtohen Zotit), Ne ua hapëm dyert e çdo gjëje (begatie) derisa kur u gëzuan për atë që ju kishte dhënë, i kapëm befas, e ata mbetën të zhgënjyer.“ El Enam: 44

Ku e gjen veten tënde, vëlla i nderuar?

Përshtati
Mr. Ali Shabani

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Kush ishte Omer ibn Hattabi?!

Tregohet se një grua në epokën para-islamike quhej ‘Asiah’...

Si duhet të jetë një marrëdhënie e shëndetshme martesore?!

Marrëdhënia midis burrit dhe gruas nuk ka të bëjë...

Nga më të bukurat që kam lexuar…

Çdo problem që ti e fryn më shumë seç...

Mos poshtëro veten!

Pejgamberi, lavdia dhe paqja qofshin mbi të, ka thënë:“Besimtari...

Jeta: qëndrim dhe kujtim

Jeta, me gjithë gëzimet, sprovat dhe kthesat e saj,...

PUNËTORI I HALLALLIT KONSIDEROHET NË RRUGËN E ALLAHUT

Kaloi një njeri pranë të Dërguarit ﷺ, ndërkohë që...

Arabia Saudite, Shtylla e Botës ISLAME dhe Partneri Strategjik i Ballkanit

Arabia Saudite ka qenë dhe mbetet një prej faktorëve...

Arabia Saudite: Zemra që rreh për çdo çështje islame në Evropë

Shkruan: Mr. NUSRET RAMADANI Nga zemra e Maqedonisë së...

Të kujtosh me zemër që kthehet… dhe të jetosh si fitimtar!

﴿ وَمَا يَتَذَكَّرُ إِلاَّ مَن يُنِيبُ ﴾ “Dhe nuk përkujton...

Mos fol gjatë hutbes, mos humb shpërblimin e xhumasë!

Mr. Nusret Ramadani Të nderuar besimtarë, Pejgamberi Muhamed ﷺ ka...

Kur gjuha bëhet plumb

Kur fjalët qarkullojnë me shpejtësinë e dritës dhe opinionet...

Midis istikames dhe kërkimit të faljes

Allahu i madhëruar na urdhëron: "فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ" "...Qëndroni në rrugën...