15 VENDE TË RËNDËSISHME BRENDA XHAMISË SË PEJGAMBERIT sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

15 VENDE TË RËNDËSISHME BRENDA XHAMISË SË PEJGAMBERIT sal-lAllahu alejhi ue sel-lem

0 1592

Ndjenja për ta vizituat qytetin e Medines së Ndriçuar, veçanërisht xhaminë e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, është e mahnitshme dhe njëherit është edhe vendi më i qetë në planet. Brenda xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka disa vende të rëndësishme të cilat duhet t’i vizitoni dhe ta kuptoni historinë e tyre kur t’ju jipet mundësia për ta vizituar Medinen e Ndriçuar.

1. Shtëpia e Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj:

Në lindje të Kopshtit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem (Raudatu Resul), gjendet dera e Fatimes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj. Ajo është vajza më e vogël dhe më e dashur e Pengamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Shtëpia e Fatimes konsiderohet si një ndër vendet e rëndësishme gjatë vizitës së xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, për shkak se ajo është vazja e tij.

2. Raudatu Resul (Kopshti i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem):

Është vendi më i rëndësishëm gjatë vizitës së xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Ky është vendi në të cilën është varrosur i Dërguari i Allahut dhe vendi ku ai ndërroi jetë.

Ai u sëmur dhe mori lejen nga gratë e tjera për të qëndruar në shtëpinë e gruas së tij Aishes, Allahu qoftë i kënaqur prej saj. Ai vdiq në shtëpinë e Aishes e cila ishte me tulla të pangjeshura në një hapësirë 4×5 metra. Në hyrje të saj është vendosur një kornizë prej ari dhe vizitorët mund të shohin vetëm përmes vrimave të tyre. Gjithashtu, në prani të varrit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, gjendet edhe varri i Ebu Bekrit dhe Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Personalitetet e varrosura këtu e bëjnë Rauda Mubarak (Kopsht të bekuar). Prandaj vlerësohet si një dhomë e shenjtë.

3. Mihrab Et-Tehexhud (vendfalja e namazit të natës):

Është një vend i shenjtë në të cilin Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka falur namaz vullnetar (gjatë natës). Pozicionohet pas shtëpizës së Aliut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, dhe është një vend i rëndësishëm për gjatë vizitës brenda xhamisë. Vërtetë është një vend i shenjtë për muslimanët. Muslimanët këtu mundohet të falin namaz vullnetar duke pasuar Sunnetin.

4. Vendfalja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

Secili musliman dëshiron që të falet aty ku është falur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Shtylla e cila është në drejtim të Babu Xhibril (dera e Xhibrilit) brenda xhamisë, gjendet pikërisht vendi ku është falur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:, prandaj është një vend i rëndësishëm për ta vizituar brenda xhamisë.

Është pikërisht vendi kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i priu namazfalësit në namaz kur ata u drejtuan kah Mesxhid El-Aksa.

5. Rijad el-Xhenneh (Kopshti i Xhennetit):

Ky kopsht është i pozicionuar midis kopshtit të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe minberit. Në mënyrë që të dallohet, është shtruar me tepih të gjelbërt, ndërsa e tërë pjesa tjetër e xhamisë është e shtruar me tepih të kuq. Është vend i shenjtë dhe vendi i dytë me rëndësi brenda xhamisë pas Raudatu Resul (Kopshtit të Pejgambetit).

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “Pjesa midis shtëpisë sime dhe minberit tim është një kopsht prej kopshteve të Xhennetit, ndërsa minberi im është mbi Keutherin.” [Transmeton Buhariu, 1137].

6. Mihrabi i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

Mihrabi është vendi në të cilin Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e falte namazin dhe i printe namazfalësit pasiqë kibleja u drejtua kah Qabeja. Aty nuk ka pasur mihrab, por është ndërtuar më pas nga Omer ibn AbdAzizi fhe nga imami i xhamisë i cili akoma e fal namazin nga ky vend.

Tani, ky vend njihet si minberi profetik dhe muslimanët përpiqet që të falin namaz në këtë vend të rëndësishëm duke synuar në pasimin e Sunnetit.

7. Minberi:

I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, lodhej për derisa jipte mësime të gjata dhe në mënyrë që ta pushonte trupin e tij, ai do të mbështetej te një palmë.

Me kërkesë të ensarëve dhe miratim të Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, minberi u ndërtua. Është një vend i rëndësishëm për ta vizituar, si dhe hutbet e xhumasë dhe bajrameve ende mbahet nga ai minber.

8. Hapësira e As’hab es-Suffe (njerëzit që flinin në xhami):

As’hab es-Suffe ishin sahabet të cilët jetën e tyre ia kishin kushtuar Islamit. Ky vend është përballë xhamisë dhe është vend i rëndësishëm. U zhvendos mbrapa, por me të njejtin dimension.

Lokacioni origjinal i këtij vendi ka qenë në veri të xhamisë në vitin e 7 hixhri, ku kishte shtrirje të xhamisë.

9. Shtëpia e Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

Gjatë periudhës së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, dera kryesore e shtëpisë së Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, ishte ngjitur me murin perëndimor të xhamisë. Për lehtësimin e hyrjes në xhami, një tjetër derë u hap në anën lindore.

Ishte shumë e dashur për Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, që ai urdhëroi që të mos mbyllet dera e shtëpisë së Ebu Bekrit që hapet në drejtim të xhamisë. Prandaj, dera mbetet atje: vendndodhja e saj është ndryshuar për shkak të shtesave dhe për këtë arsye është një vend i rëndësishëm për tu vizituar brenda xhamisë.

Duke pasur parasysh rendin e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, Omer ibn Hattabi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, e zhvendosi derën në pjesën perëndimore që ishte në mënyrë të përkryer me atë origjinale. Në mënyrë të ngjashme, shtesat e tjera nuk e prishën derën.

10. Shtëpia e Abdullah ibn Omerit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

Abdullah ibn Omeri ishte djali i Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre. Pasi ai e pranoi Islamin në rininë e tij, ai u bë vigjilent për të ndjekur Sunetin. Ai lutej aty ku shihte Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, duke u lutur.

Shtëpia e tij ishte në lindje të mihrabit. Dritarja e cila është paksa e kundërt me Raudatu Resul (Kopshti i Pejgamberit), është vendi ku ndodhej shtëpia dhe për këtë arsye, është një vend i rëndësishëm për tu vizituar brenda xhamisë. Dera e saj u hap në xhami dhe Bilali më parë e jepte ezanit duke qëndruar në shtyllën e shtëpisë.

11. Shtëpia e Othman ibn Affanit, Allahu qoftë i kënaqur prej saj:

Kalifi i tretë i Islamit, Othman ibn Affani ishte dhëndri i Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem. Shtëpia e tij është e vendosur jashtë xhamisë dhe është në vendin ku Othmani u vra nga dy rebelë egjiptian dhe për këtë shkak është e rëndësishme vizita e kësaj pjese brenda xhamisë.

12. Shtëpia e Hafsës, Allahu qoftë i kënaqur prej saj:

Hafsa ishte gruaja e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem dhe e bija e Omer ibn Hattabit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij. Shtëpia e Hafsës dikur ishte përballë asaj që tani është Raudatu Resul (Kopshti i Pejgamberit). Qilimi i kuq direkt përballë Raudatu Resul është afërsisht aty ku ka qenë shtëpia e saj dhe për këtë arsye, është një vend i rëndësishëm për tu vizituar brenda xhamisë.

13. Shtëpia e Ebu Ejub El-Ensarit, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

Kur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, emigroi në Medine, qëndroi në shtëpinë e Ebu Ejub El-Ensarit për disa muaj. Shtëpia e tij tani është jashtë xhamisë, e cila është një vend i rëndësishëm për t’u vizituar.

Xhamia, fillimisht ishte ndërtuar ngjitur me shtëpinë e tij. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, qëndroi në katin e sipërm të shtëpisë, ndërsa Ebu Ejubi dhe familja e tij do të ndanin ushqimet me Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ue sel-lem.

14. Kopshti i Ebu Talhës, Allahu qoftë i kënaqur prej tij:

Sipas Enes ibn Malikut, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, Ebu Talha posedonte kopshtet më të mira në Medinë. Ai kishte shumicën e kopshteve mes ensarëve dhe kopshti i tij i preferuar u emërua si “Bir Ha” i cili ishte shumë afër xhamisë. Ajo tani është pjesa e pasme e xhamisë, është aty ku dikur ishte kopshti i tij. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue s-lem, e vizitonte kopshtin dhe pinte ujin e tij nga pusi i cili ishte i ëmbël dhe për këtë arsye, është një vend i rëndësishëm për tu vizituar brenda xhamisë. Ebu Talha ia paraqiti kopshtin e tij Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, të shfrytëzohet për hir të Islamit, megjithatë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, e këshilloi që ai ta shpërndante atë midis trashëgimtarëve të tij.

15. Shtëpitë e disa sahabeve që ishin vendosur brenda xhamisë në kohën e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem:

Shtëpitë tani nuk janë më, por ka një përafrim se shtëpitë e disa sahabeve ishin të vendosura përgjatë murit tani ku është kibleja dhe në pjesën e pasme të Babu Selamit. Shtëpitë e sahabeve të mëposhtëm ishin të pranishme në këtë vend, i cili është një vend i rëndësishëm për t’u vizituar brenda xhamisë. (Xha’feri, Abbasi, Neufel ibn Harith dhe Ammar ibn Jasiri, Allahu qoftë i kënaqur prej tyre).

Disa shtëpi dhe monumente të shenjta tani janë zhvendosur ose nuk janë më, megjithatë ato janë të shtrenjta për çdo musliman. Mundohuni t’i zbuloni këto vende të rëndësishme brenda xhamisë së Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, kur ta vizitoni këtë vend.

Burimi: www.lifeinsaudiarabia.net

Përktheu nga anglishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 598