20 DOBI NGA SUREJA EL MESED!

20 DOBI NGA SUREJA EL MESED!

0 866

Disa dobi nga sureja el Mesed:
1. E radhitur në Mus’haf me nr 111.
2. E zbritur në Meke,
3. Posedon 5 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore, se çdo inatçi, kokëfortë dhe armik i kësaj Feje përballet me kërcënim tmerrues të Allahut të Lartësuar.
4. Allahu është i Gjithëfuqishmi që u hakmerret kriminelëve, andaj as pasuria e as prejardhja nuk do ti ndihmojë ndonjë gjë nga dënimi i Allahut, Ebu Lehebit dhe të tjerëve si ai.
5. Kjo sure ka zbritur përshkak të Ebu Lehebit, lëndimet që ia ka shkaktuar ai të dërguarit të Allahut, sidomos atëherë kur ai, salallahu alejhi ve selem e filloi predikimin e thirrjes në Islam publikisht.
6. Ndryshe emërtohet edhe me emëra të tjerë:
1. Surja el Mesed
2. Surja Tebet
3. Surja el Leheb
4 Surja Tebet jede Ebi Leheb
7. Të kujdesemi për besimin dhe devotshmërinë, sepse këto janë peshorja e fitores dhe shpëtimit.
8. Pasuria dhe prejardhja farefisnore nuk kanë asnjë vlerë tek Allahu, mirëpo esenca e vlerave tek Allahu është besimi dhe pasimi i synetit të resulullahut, salallahu alejhi ve selem.
9. Përshkak se e përkrahu zullumin e burrit të saj, gruja e Ebu Lehebit në qafën e saj do të ketë të varur një litar të zjarrtë, përmes të cilit do të tërhiqet për në zjarrë.
10. Gruja e Ebu Lehebit, quhej Umu Xhemil, do të hidhet në zjarr me burrin e saj, ngase ajo e mundonte resulullahun, salallahu alejhi ve selem, duke i hedhur ferra në rrugën e tij.
11. Ebu Lehebi do të hyjë në një zjarr të ndezur flak në Ditën e Gjykimit dhe do të vuajë nga nxehtësia e tij.
12. Çfarë i bën dobi atij pasuria dhe fëmijët e shumtë, kur ata nuk mund ta mbrojnë nga dënimi e as nuk mund të përfitojë diç nga to, andaj do të jetë i falimentuar, duarthatë, ka humbur puna e tij, kanë dështuar përpjekjet e tij.
13. Dëmi i shoqërisë së keqe është shumë i madh, ndihmuan njëri tjetrin në punë të këqija; gjë për të cilën Allahu i hodhi në zjarr të Xhehenemit.
14. Dëmtimi i pejgamberit, salallahu alejhi ve selem, obligon dënimin e Allahut, ndërsa, dëmtimi më i madh që mund ti bëhet atij është të ndaluarit e të tjerëve nga ndjekja e synetit të tij. Ai që i privon të tjerët nga syneti i tij, ai veçse e thërret dënimin e Allahut.
15. Të besojmë se Ebu Lehebi me gruan e tij do të jenë në zjarr të Xhehenemit, si ndëshkim për kundërshtimin e mohimin që i bënë fesë së Allahut dhe torturimin që i bënë resulullahut, salallahu alejhi ve selem.
16. Të përpiqemi të pasojmë Synetin e tij dhe tua bëjmë njerëzve të dashur atë, përkatësisht tua tërheqim vërejtjen atyre që mundohen ti privojnë dhe ti ndalojnë njerëzit nga ai.
17. Caktimi i Allahut vazhdon me mohuesit të Fesë së Tij, deri Ditën e Llogarisë.
18. Nëse ky përfundim është për atë që e urren resulullahun, salallahu alejhi ve selem, çfarë të themi për atë që e ka torturuar dhe dëmtuar trupin e tij të ndershëm!?
19. Me bindje të prerë themi se, ai që e sulmon synetin e tij dhe pasuesit e tij, është i humbur dhe i shkatërruar, në dynja dhe ahiret.
20. Feja e Allahut do të përhapet dhe triumfoj;
“Ata dëshirojnë të fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët.”
(Saf; 8)
“Islami do të mbrrijë në çdo vend që mbrrin nata dhe dita.
Nuk do të mbetet shtëpi a tend pa e futur Allahu këtë fe, duke e lartësuar atë që e pranon e duke e poshtëruar atë që e refuzon.
Me një krenari të atillë me të cilën Allahu do ta lartësojë Islamin dhe me përulje të atillë që Allahu do ta poshtërojë mosbesimin.”
(Ahmedi në musnedin e tij: sahih)

Përmblodhi dhe përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 590