- E radhitur në mus’haf me nr. 95
- E zbritur në Meke
- Posedon 8 ajete të shkurtëra, duke na treguar disa nga begatitë kryesore të njerëzimit nga aspekti i ushqimit, duke treguar për vlerën e Palestinës dhe Mekës, duke na treguar se Allahu e krijoi krijesën njeri në formën më të mirë të mundshme dhe se njeriu ngritet te Allahu me iman dhe vepra të mira, e jo me prejardhje, famë apo pozitë në dynja.
- Allahu e krijoi njeriun me natyrshmëri të çiltër dhe të shëndoshë, në mënyrë të përsosur në mënyrë që njeriu ta njoh Zotin dhe ta realizojë njëshmërinë e Tij(Zotit).
- Andaj, kushdo që e prish natyrshmërinë e tij të çiltër dhe shmanget nga rruga e drejtë, e zbresim në një gjendje të ulët, gjendje më poshtë se kafshët.
- Atyre që besojnë dhe bëjnë punë të mira, do të kenë si shpërblim të vazhdueshëm dhe të pandërprerë, që është Xheneti.
- Nga drejtësia apsolute e Allahut është se Ai caktoi ditën e gjykimit, qoftë për shpërblim apo për ndëshkim.
- Ti ndërtojmë zemrat tona me shpalljen e Allahut, në mënyrë që të arrijmë mirësinë, begatinë, nderimin dhe lartësimin.
- Allahu e ka nderuar njeriun duke e krijuar në trajtën më të përkryer prej krijesave të dukshme.
- Allahu i ka nderuar disa vende të tokës kur i ka përzgjedhur për të zbritur shpalljen e Tij, Tevratin, Zeburin, Inxhilin dhe Kuranin.
- Të mos mjaftohemi me ruajtjen e trupave dhe pamjes sonë të jashtme, mirëpo të kujdesemi për brendësinë dhe natyrshmërinë tonë të çiltër, të cilën na e ka dhënë Allahu, e të mos e ndotim atë me besime të kota.
- Besimin(Akiden) besimtari duhet ta mësoj ashtu siç ka porositur Allahu në Kuran dhe i dërguari i Tij në Synet, njëkohësisht atë do tua mësojë anëtarëve të familjes.
- Do tua tërheq vërejtjen njerëzve vazhdimisht nga besimet e kota, të cilat e prishin natyrshmërinë e pastër Islame.
- Qëllimin e hyrjes në Xhenet vendose para syve dhe shtoj punët e mira, ngase me punë të mira shtohet imani.
- Puno për ta fitu Xhenetin, ngase aty ka gjëra që nuk ka parë syri , veshi nuk ka dëgjuar e as mendja e njeriut nuk ka mundur të imagjinoj.
- Mësoj shkaqet e udhëzimit dhe dil prej territ në dritë në mënyrë që të ngritesh nga gjendjet e ulëta drejt piedestaleve.
- Ji adhurues i denjë i Allahut dhe rob i Tij.
- Besimi shtohet me vepra të mira dhe pakësohet me mëkate.
- Të gjithë janë në humbje pos ata që i ka udhëzuar Allahu, andaj, çfarë pret! Kërkoje udhëzimin e drejtë prej Allahut.
- Të besojmë në drejtësinë dhe urtësinë e Allahut për caktimin e Ditës së Gjykimit
- Vlera e madhe e fikut dhe ullirit.
- Ata që mohojnë Allahun, Ditën e Gjykimit, vendstrehim i tij do jetë Xhehenemi.
- Nuk ekziston asnjë krijesë kaq e bukur siç ësjtë njeriu, të gjitha krijesat në tokë.
Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani