25.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

24 DOBI NGA SUREJA en-NAS

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 114
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 6 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e besimit Islam, konkretisht kërkimi i ndihmës së Allahut nga dëmet e shumëllojshme, më kryesoret; nga dëmi i magjistareve, xhinëve dhe shejtanët nga lloji i njerëzve, etj.
4. Shkaku i zbritjes së kësaj sure ishte se kur i është magji resulullahut, salallahu alejhi ve selem, si rukje(shërim me Kuran) Allahu ia zbriti përmes Xhibrilit, suren el Felek dhe en Nas.
5. Emërtimet e sures:
Sureja en Nas dhe El Felek njihen si el muavidhetejni(suret e kërkimit të mbrojtjes së Allahut).
6. I dërguari i Allahut kërkonte mbrojtje nga mësyshi i xhinëve dhe njerëzve. Pasi zbritën sureja el Felek dhe en Nas, kërkonte mbrojtjen e Allahut përmes tyre dhe i la të gjitha të tjerat pos tyre.
7. Drejtohu Allahut në kërkim të strehimit dhe mbrojtjes dhe që ti largojë nga ti kurthët e shejtanëve dhe ndihmësve të tij.
8. Kuroje veten nga msyshi, hasedi, magjia duke i lexu rregullit suret el Felek dhe en Nas, ngase kjo ka qenë praktikë e resulullahut, i cili përmes leximit të këtyre sureve kërkonte mbrojtje nga syri i keq i xhinëve dhe njerëzve.
9. Shejtani lëviz në trupin e njeriut siç lëviz gjaku, si dhe beteja mes njeriut dhe shejtanit është shumë e vjetër dhe armiqsia e tij ndaj njeriut është shfaqur haptazi, mu për këtë na ka porositur Allahu në Kuranin Fisnik që ta konsiderojmë shejtanin armik.
10. Cytjet dhe dyshimet e shejtanit ripërtrihen vazhdimisht, prandaj mos aspiro të ndalen.
11. Kthehu vazhdimit tek Allahu, ngase armiku ynë, shejtani, na vështron dhe nuk lodhet fare e as heq dorë.
12. Dëmi dhe sherri nuk përkufizohet vetëm nga xhinët, por ai mund të vijë edhe nga njerëzit. Ashtu siç ka shejtan nga radhët e xhinëve, shejtanë ka edhe nga radhët e njerëzve.
13. Allahu vepron mbi të gjitha krijesat me pushtet të plotë si të dojë. Nuk ka sundimtarë të tjerë pos Tij.
14. Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut.
15. Shejtani vazhdimisht i bën cytje njeriut dhe nxit dyshime, sidomos kur njeriu është i shkujdesur nga përmendja e Allahut.
16. Shejtani zbrapset dhe ik nga njeriu, kur ky e përmend Zotin e tij.
17. Vesveset në mendje dhe zemër, vijë herë nga xhinët e herë nga njerëzit.
18. Ti lidhim zemrat tona me Allahun, të Vetmin, të Lartësuarin, meqë Ai është Sundimtari dhe Pronari i dobisë dhe dëmit.
19. Kurthet e shejtanit janë të dobëta. Ai i cyt dhe i pëshpërit njeriut kur është i shkujdesur dhe posa njeriu e përmend Zotin e tij, ai fshihet dhe zhduket.
20. Shejtani nuk ka pushtet mbi robërit e devotshëm, kur mbi robërit e epsheve ka pushtet.
21. Kur sëmurej i dërguari i Allahut i lexonte suret el Felek dhe en Nas dhe i fryente vetes.
Ndërkohë, kur iu rëndua sëmundja, gruaja e tij Aisheja ia lexonte këto dy sure dhe fërkonte përmes duarve të tij, duke shpresuar në bereqetin e burrit të saj, resulullahut, salallahu alejhi ve selem.
22. Kjo sure dhe simotra e saj(el Felek), janë udhëzim për ne që të kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundrejt dëmit dhe sherrit të shejtanëve nga njerëzit qofshin apo nga xhinët dhe cyetjeve të tyre, në mënyrë të atillë që të jemi nën kujdesin dhe mbrojtjen e Allahut nga sherri i shejtanëve dhe ndihmuesëve të tyre nga njerëzit.
23. Të angazhohemi me përmendjen e Allahut dhe ti bëjmë me kujdes në vazhdimësi pjesët e caktuara të dhikrit(përmendjes së Allahut) që ti largojmë vesveset e shejtanit nga ne.
24. Allahu është Zoti i gjithë njerëzve, Sundimtari dhe i Adhuruari i njerëzve.
Atëherë, përse njerëzit të drejtohen te dikush tjetër pos Tij.

Përmblodhi dhe përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...