25 DOBI NGA SURJA ZELZELE

25 DOBI NGA SURJA ZELZELE

0 1493
  1. E radhitur në mus’haf me nr. 99
  2. E zbritur në Medine.
  3. Posedon 8 ajete të shkurtëra, duke na treguar se robërit i pret një ditë e tmershme, do të dridhet toka dhe do të tregojë për të gjitha të mirat ose të këqijat që janë bërë në fytyrën e saj.
    A të është tronditur zemra kur e ke dëgjuar atë?
    Në atë ditë do ti korrësh frytet e punës sate, qoftë e mirë, qoftë e keqe, sado e vogël të jetë, madje sa thërmija.
    Vallë, a e ke llogaritur veten para se të llogaritesh?
  4. Emërtimet e njohura të kësaj sureje:
    a) Sureja ez zelzele,
    b) Sureja idha zulzilet,
    c) Sureja ez zilzal,
    d) Sureja Zulzilet.
  5. Ndodhia me rastin e zbritjes së sures:
    Imam Taberiu, në tefsirin e tij, shënon se Abdullah Ibn Amër Ibn Asi, ka thënë: ” Sureja ez Zelzele ka zbritur teksa Ebu Bekri, ishte ulur.
    Kështu, ai filloi të qajë kur zbriti kjo sure.
    I dërguari i Allahut, i tha:
    Çfarë të bëri të qash, o Ebu Bekër!?
    Ai, tha; Kjo sure më bëri të qaj!
    Atëherë, i dërguari i Allahut, i tha; Sikur të mos bënit mëkate e që t’jua fali ato, Ai do të krijonte njerëz të tjerë që bëjnë mëkate, që tua fali atyre.
  6. Këshilloj familjarët dhe shoqërinë që të mos nënvlerësojnë asnjë të mirë e ta lënë pa e bërë si dhe të mos bëjnë asnjë të keqe, pasiqë që të gjitha ato thërmija do ti mblidhen njeriut.
  7. Kërko strehim tek Allahu në jetën e kësaj bote duke e shfrytëzuar atë për të shtuar adhurimet dhe veprat e mira, që të arrij të jem prej të siguruarve nga frika e Ditë tmerrues.
  8. Të falënderojmë Allahum për drejtësinë e Tij, sepse Ai nuk ia humb shpërblimin askujt që bën vepra të mira, sado të vogla të jenë ato.
    Po ashtu, të mos i nënvlerësojmë mëkatet, ngase në ndonjërinë prej tyre mund të jetë shkatërrimi ynë në Ditën e Gjykimit.
  9. Peshorja e Allahut të Lartësuar peshon edhe thërmijat në Ditën e Gjykimit.
    Ajo ua mbledh veprat të gjitha krijesave, pastaj ua jep atë që e meritojnë.
  10. Ditën e Gjykimit çdonjëri do të takohet me veprat e tij.
    Ah, çfarë gëzimi do të kenë vepërmirët e zellshëm!
    Ah, çfarë dëshprimi do të kenë punëkqinjët!
  11. Ta shfrytëzojmë çdo rast në jetën e kësaj bote që të stolisemi me vepra dhe fjalë të mira, të cilat e kënaqin Allahun.
    Sepse, sot kemi punë pa llogaridhënie, kurse nesër nuk do ketë punë, por vetëm llogaridhënie.
  12. Toka është dëshmitare për punët e njeriut dhe me lejen e Allahut, do të dëshmojë për çdo gjë që ndodh në fytyrë të dheut.
  13. Le ta bëjmë tokën dëshmitare për ne e jo kundër nesh, duke bërë vepra të mira mbi të, njëkohësisht duke u larguar nga veprat e këqija shkatërrimtare.
  14. Njeriu nuk ka kah të ia mbathë(ikë) për llogaridhënie.
  15. Të besojmë që është një ditë në të cilën do të ringjallemi nga varret tona për llogaridhënie.
    Të bëhemi gati për të duke u stolisur për punë të mira.
  16. Të përkujdesemi për shpalljen që i tund zemrat dhe i shtyn ato të përgatiten për ditën e dridhjes së madhe.
  17. Allahu i Lartësuar është Ai që e ka bërë këtë kozmos të qëndrueshëm dhe të përsosur.
    Ai do tia ndërrojë gjendjen duke e bërë të dridhet e të çrregullohet në Ditën e Kiametit dhe të Ringjalljes.
  18. Kushdo që ka bërë ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, do ta gjejë atë para vetes.
  19. Kushdo që ka bërë ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, do ta gjejë atë para vetes.
  20. Njeriu i hutuar nga tmerri i asaj dite, do të thotë: Çfarë po i ndodh tokës që po tronditet e po lëkunder kështu!?
  21. Toka do të nxjerrë gjithçka që mban brenda saj dhe do të dëshmojë për gjithçka që është vepruar mbi të, qofshin të mira ato apo të këqija.
  22. Në tërësinë e saj, kjo sure është një paralajmërim për dridhjen e Tokës.
    Njashtu, kjo sure nxit drejt veprave të mira, ngase vepra, sado e vogël të jetë, nuk humbet, madje edhe nëse është sa një milingonë apo edhe më e vogël.
    Patjetër, që njeriu do ta shohë atë në Ditën e Kiametit.
  23. Atë Ditë njerëzit do të ndahen në grupe, secili do të drejtohet te streha e tij.
    Banorët e Xhenetit(Allahu na bëftë prej tyre) do të drejtohen për në Xhenet, ndërsa banorët e zjarrit do të drejtohen për në Xhehenem(Zoti na ruajt).
  24. Keqbërësit do të mohojnë se kanë qenë idhujtarë, andaj do tu mbyllet goja dhe do tu flasin duart, do të dëshmojnë këmbët, lëkura, gjuhët, etj.
  25. Veprat do të peshohen, por dijetarët kanë mendime të ndryshme për këtë çështje, secila palë ka të drejtë, ngase ka argumentet e sakta të saja;
    a) Disa dijetarë kanë thënë që do të peshohen veprat,
    b) Disa dijetarë kanë thënë që do të peshohen regjistrat në të cilat janë shënuar veprat,
    c) Ndërsa, disa dijetarë kanë thënë se është vetë vepruesi ai që do të peshohet.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592