27 DOBI NGA SURJA SHERH!

27 DOBI NGA SURJA SHERH!

0 922
  1. E radhitur në mus’haf me nr. 94
  2. E zbritur në Meke
  3. Posedon 8 ajete të shkurtëra.
  4. Ka zbritur, atëherë kur idhujtarët mekas u munduan ti turpëronin muslimanët duke i quajtur varfanjakë.
  5. Në këtë sure vihen në pahë dhuntitë hyjnore të cilat Allahu ia plotësoi të Dërguarit të Tij.
    Ai që i dha begatitë dhe i nisi dhuntitë ndaj tij, kurrë nuk do tia ndërpresë ato.
    Allahu ia hapi krahrorin dhe ia zgjeroi gjoksin pasi që e urdhëroi në suren ed Duha ta falënderojë Atë për begatitë e dhëna.
  6. Allahu ia lehtësoi peshën e brengës së thirrjes për tek Allahu dhe përcjelljes së shpalljes hyjnore, ashtu që ndjeu lehtësinë e saj alejhi salatu ve selam, ngase ishte e rëndë për të dhe e ndjente peshën e amanetit për të përçuar mesazhin hyjnor.
  7. Allahu e lartësoi gradën dhe famën tënde. Tanimë emri i tij përmendet saherë që thirret ezani e ikameti.
  8. Të përpiqemi të arrijmë begatinë e hapjes së gjoksit duke iu qasur Librit të Allahut në mësimin e tij dhe mësimit të të tjerëve.
  9. Të largohemi nga mëkatet, ngase ato janë shkaku i ngushtimit të gjoksit dhe mëkatet sjellin hidhërimin dhe dëshpërimin në dynja dhe ahiret.
  10. Ta përmendim vazhdimisht Allahun, teoritikisht dhe praktikisht, që ta arrijmë ngritjen prej Tij e ti bashkohemi karavanit të të dërguarit tonë më të dashur.
  11. Allahu është Mëshirëbërës me robërit e Tij, pas ngushtimit u sjell zgjerimin e pas vështirësisë u sjell lehtësimin.
  12. Të jemi të bindur në Allahun dhe ti besojmë premtimet e Tij. Të mos humbim shpresën se fitorja do të arrihet, madje të jemi të bindur se Allahu do ta nxjerrë këtë umet fitimtar.
  13. Shfrytëzimi i kohës së lirë është madhështore.
    Rrjedhimisht, është e udhës që koha e lirë të kalohet në adhurime ndaj Allahut dhe duke investu në atë që na bën dobi në këtë botë dhe në botën tjetër.
  14. Të jemi të sinqertë në të gjitha adhurimet tona, duke i kryer vetëm për Allahun dhe duke shpresuar shpërblimin vetëm nga Ai.
  15. Ti përkushtohesh Allahut e të interesohesh për Të është nga adhurimet më të mëdha dhe nga veprat më të mira.
    Ai është i Vetmi që meriton të adhurohet dhe më Meritori që të njihet.
  16. Shfrytëzo kohën e lirë në adhurim ndaj Zotit, e jo në dëfrim apo mosshfrytëzim, ngase mosshfrytëzimi i kohës është humbje për robin.
  17. Përgëzo njerëzit për gjërësinë e mëshirës së Allahut dhe nxiti të durojnë. Meqë çështjet janë në duart e Allahut, Ai i ndryshon ato, nga frika në siguri, nga varfëria në pasuri, etj.
  18. Sado që të zgjasë sprova dhe sado që të jenë të mëdha vuajtjet, zgjidhja dhe shpëtimi i Allahut është afër.
    Andaj, mos e humbni shpresën nga mëshira e Allahut,vngase humbja e shpresës në mëshirën e Allahut është nga cilësitë e jobesimtarëve.
  19. Jeta e një të mençuri është plot angazhim dhe ai nuk e lë kohën të humbasë kotë.
  20. Abdullah Ibn Mubareku, thoshte;
    ” Nga mëkati zemra vdes,
    Kështu veç përbuzje trashëgon,
    Ik nga mëkati zemrës jepi jetë, e mandej prehja të përqafon.”
  21. Nefsi është i prirur për keq dhe nuk është i hapur për pranimin e urdhëresave dhe ndalesave të Zotit.
  22. Zoti ia hoqi barrën e mëkatit nga i Dërguari i Tij dhe sqaroi se kjo barrë e kishte rënduar shpinën e tij. Nëse kjo ndodh me mëkatet e tij, çfarë mund të themi për mëkatet tona të shumta. Sigurisht që na rëndojnë dhe na lodhin.
  23. Pasi të kesh mbaruar namazin tënd, përkushtohu dhe përqëndrohu në lutjet drejtuar Allahut, vetëm Atij përkushtoja lutjet dhe vetëm Atij drejtoja kërkesat e tua.
  24. Mos u bëj si ata, që kur mbarojnë angazhimet e tyre, zhyten në argëtime dhe pakujdesi, duke u larguar nga Zoti i tyre dhe nga përkujtimi i Tij, dijeni se kjo është rruga e të dështuarëve dhe të humbësve.
  25. Allahu e urdhëron të dërguarin dhe popullin e tij që të tregohen mirënjohës për mirësitë ë Ai ua ka dhuruar.
  26. Sa herë që vjen vështirësia dhe ngushtia, sëbashku me to do të vijnë lehtësimi dhe zgjerimi.
    Edhe sikur vështirësia të struket dhe të fshihet në vrimën e hardhucës edhe lehtësimi do të hyjë bashkë me të aty, për ta nxjerrë jashtë dhe për ta larguar.
  27. Zgjerimi i gjoksit nënkupton;
    A. Bërjen e të dërguarit të denjë dhe të aftë për të pranuar dispozitat e fesë dhe për të ftuar njerëzit në rrugën e Zotit, në Islam.
    B. Zbukurimin e shpirtit të tij me moralin më të lartë dhe me cilësitë më të vyera.
    C. Aftësimin për devotshmëri, për të fituar ahiretin nëpërmjet adhurimeve të mrekullueshme.
    D. Lehtësimin e çdo të mire dhe aftësimin për ti pranuar dhe kultivuar ato.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 592