28 DOBI NGA SUREJA KUREJSH

28 DOBI NGA SUREJA KUREJSH

0 663

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 106
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 4 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e besimit Islam, adhurimit të Allahut si dhe në etikën dhe personalitetin e myslimanit në raport me Krijuesin e tij kur ai e begaton vazhdimisht me të mira, konkretisht raporti i tij me Allahun gjatë begative dhe forma e kërkuar e falënderimit.
4. Emërtimet e kësaj sure;
A. Sureja Kurejsh,
B. Sureja Li ilafi Kurejsh,
C. Sureja Li ilaf
5. Allahu në këtë sure ia rikujton fisit Kurejsh dhuntitë me të cilat i ka begatuar, menjëherë pas përkujtimit të begative vjen urdhëri për ta adhuruar Atë që i kishte begatuar me to.
Kjo, që të tregojë çfarë ke për detyrë të bësh pas begative dhe dhuntive të Allahut ndaj teje, duhet ta falënderosh Atë dhe ti njohësh begatitë e Tij.
Atëherë, vallë, a je duke falënderuar Allahun sa duhet për begatitë dhe mirësitë e panumërta të Tij ndaj teje!?
6. Allahu e ka veçuar begatinë e sigurisë nga frika dhe nga uria si dy begati esenciale për jetën e njerëzve dhe mirëqenien e shoqërisë.
A po kujdesemi sa duhet për sigurinë e vendit tonë në mënyrë të atillë që të arrijmë të kujdesemi për jetesën në tokë siç na ka urdhëruar Zoti ynë!?
7. Fisi Kurejsh udhëtonte dimrit për në Jemen, kurse verës për në Sham, për të bërë tregti, për ta siguruar ushqimin, ngase Mekeja siç dihet, nuk është tokë pjellore.
Allahu u dhuroi siguri në udhëtimet e tyre të gjata.
8. Andaj, Allahu u kërkoi atyre që ta adhurojnë Zotin e kësaj shtëpie të shenjtë(Qabesë) si Një të Vetëm dhe të Pashoq, i Cili ua lehtësoi atyre këtë udhëtim, pra të mos i shoqërojnë Atij askënd në adhurim.
9. Allahu i ushqeu ata pas urisë dhe i siguroi ata pas çdo frike, meqë vendosi në zemrat e arabëve madhërimin e Xhamisë së Shenjtë të Qabes dhe banorëve të saj.
10. Ndër format se si Allahu i Lartësuar i plotëson mirësitë e Tij është edhe mundësimi që i dhuron robit për ta shijuar kënaqësinë me begatitë e Tij në vazhdimësi. A nuk e sheh dhe kupton sa Zoti i Madh që është Ai!?
11. Ta falënderojmë Allahun për dhuntit e tij ndaj nesh, posaçërisht begatitë e tij që janë të vazhdueshme, duke ia rikujtuar vetes se të gjitha janë nga Allahu, e jo pse ne i kemi merituar ato.
Ngase, kur robit i bëhet e zakonshme ndonjë begati, jo rrallë herë tregohet i shkujdesur ndaj Atij që e ka begatuar.
12. Nuk ka dyshim se dy begatit më të mëdha pas imanit janë furnizimi dhe siguria, gjë për të cilën kërkohet falënderim i madh ndaj Allahut.
13. Le të kërkojmë prej Allahut furnizim dhe siguri dhe ti mbledhim shkaqet që i sjellin dhe i ruajnë ato.
14. Kush zgjohet nga gjumi në mëngjesë, i sigurtë në vendbanimin e tij, i shëndosh në trupin e tij dhe ka ushqim të mjaftueshëm për atë ditë, është sikurse ti jetë dhënë e tërë bota.
15. Nëse tregohemi falënderues, Allahu na shton begatitë, e nëse tregohemi mohues të tyre, i humbim ato.
16. Furnizimi dhe siguria e të gjithë robërve të Tij është vetëm në duart e Allahut, kë do Ai ia jep, e kë do Ai ia merr.
17. Esenca themelore e falënderimit të Allahut për begatitë e tij dhënë neve është njëshmëria e Tij, teuhidi.
Andaj, ai që ngec në teuhid, dështon në falënderim të begative, edhe nëse gjuha e tij e shpreh falënderimin e shumtë mëngjes dhe mbrëmje.
18. Ta madhërojmë Shtëpinë e Shenjtë të Qabesë haptazi dhe fshehurazi, ashtu që duke e madhëruar në vetët tona dhe duke e njohur vlerën e saj.
Po ashtu, duke u larguar nga mëkatet dhe ndalesat brenda kufijve të Xhamisë së Shenjtë, në mënyrë që të mos jemi nismëtarë të problemeve e të mos i strehojmë problematikët.
19. Obligueshmëria e të qenurit falënderues ndaj Zotit si dhe shfrytëzimi i begative aty ku kënaqet Zoti.
20. Obligueshmëria e Njësimit të Allahut dhe distancimi nga çdo gjë që e njëllos apo cenon një gjë të tillë.
21. Veçimi i Fisit Kurejsh nga fiset tjera me të mira nga Allahu, prej tyre zbritja e sures Kurejsh enkas për ta.
22. Ai i cili se falënderon Allahun për furnizimin dhe sigurinë, atij Allahu do ti sjell si dënim urinë dhe frikën.
23. Besimtari e ka për detyrë të kujtojë mirësitë e Allahut kudo që ndodhet, jo vetëm në Mekë.
24. Kur mëkatet shtohen në këtë vend të shenjtë(Qabe-Meke), rreziku për banorët e tij është më i madh se për vendet e tjera, ngase mëkati në Qabe është më i rëndë se sa mëkati i kryer në një vend tjetër.
25. Kjo sure, në tërësi është një përkujtim i mirësive që Allahu u kishte dhënë kurejshëve;
Qabenë, mirësinë e sigurisë, pasi më parë jetonin në frikë dhe mirësinë e ushqimit(mirëqenies), meqë më parë kishin jetuar në uri.
26. Vendi më i sigurt është Meka, ku edhe pemët dhe gjahu janë të sigurta, në Mekë ndalohet tërësisht prerja e pemëve dhe e barit.
27. Adhurimi(ibadeti) është një emërtim që përmbledh, përfshinë të gjitha fjalët dhe veprat, të dukshme apo të fshehta qofshin, të cilat i do dhe i pëlqen Zoti.
28. Allahu e ka përshkruar veten si Rabul Bejt-Zot i shtëpisë, edhe pse Ai është Zoti i shtëpisë(Qabes) dhe i gjithçkaje tjetër.
Ky posaçërim është bërë nga Allahu për të treguar rëndësinë dhe madhështinë e Qabes.
Qabeja është shtëpia ku adhurohet i Madhërishmi dhe Ai është Zoti i saj.

Përmblodhi dhe përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573