35 DOBI NGA SUREJA el-ASR

35 DOBI NGA SUREJA el-ASR

0 1044

1. E rradhitur në Mus’haf me nr 103.
2. E zbritur në Meke.
3. Posedon 3 ajete të shkurtëra me porosi dhe mësime jetësore në aspektin e vyrtyteve të larta të moralit, besimit Islam, suksesit në dy botërat, shfrytëzimi e kohës dhe mbrojtjen nga humbja dhe shkatërrimi.
4. Në lidhje me këtë sure, Imam Shafiu, thoshte:
Sikur mos të zbriste Allahu sure tjetër pos kësaj sureje, do tu mjaftonte.
5. Koha është gjëja më e vlefshme që posedon njeriu.
6. Rrjedhimisht, njeriu është në humbje, përveç nëse e ruan dhe e shfrytëzon kohën për ahiretin e tij, i këshillon vëllezërit e tij për të vërtetën dhe për durim, andaj a je duke e kaluar kohën në atë që e kënaq Allahun?
7. Allahu betohet në kohën dhe se njeriu është në pakësim dhe shkatërrim, me përjashtim të atyre që besojnë Allahun dhe të Dërguarin e Tij, bëjnë vepra të mira, e porosisin njëri tjetrin ti përmbahen të vërtetës dhe të jenë të durueshëm.
Andaj, ata që i kanë këto cilësi, shpëtojnë nga humbja dhe shkatërrimi.
8. Prej fjalëve të ulemave është se betimi i Allahut në kohën është për qëllim namazi i ikindisë, andaj kush e humb namazin e ikindisë është sikurse me humbë pasurinë dhe familjen e tij.
9. Allahu betohet kur do Ai dhe në çfarë do Ai, por kur Allahu betohet në diçka, aludon se ajo ka vlerë dhe peshë të madhe tek Ai.
10. Ta njohim vlerën e kohës, veçanërisht vlerën e namazit të ikindisë dhe ta shfrytëzojmë kohën në bindje dhe adhurim të Allahut.
11. Në parim, njerëzit janë në humbje, përveç atyre që Allahu u jep sukses dhe u ndihmon drejt mirësive.
12. Të mundohemi me zell të largojmë nga vetja humbjen e kohës, në atë mënyrë që ra ruajmë dhe ta shfrytëzojmë kohën në atë që e kënaq Allahun.
13. Arritja e shpëtimit në dy botrat, ka kushte dhe parime. Nëse ato përmbushen vjen suksesi dhe shpëtimi.
Kushtet në fjalë janë;
1. Dituria
2. Puna
3. Thirrja
4. Durimi.
14. Të gjitha përpjekjet tona ti shfrytëzojmë për arritjen e shpëtimit, duke nxënë dituri, duke ua mësuar të tjerëve atë, duke i thirrur ata në dituri dhe duke bërë durim ndaj dëmeve përgjatë këtij rrugëtimi.
15. Dituria e thërret punën. Nëse ajo i përgjigjet, dituria qëndron. Në të kundërtën, dituria, sipas së cilës nuk punohet, ikën.
16. Dituria dhe të punuarit në përputhje me të nuk janë të mjaftueshme pa ua bashkangjitur atyre edhe udhërimin e të tjerëve në të mirë dhe ndalimin e tyre nga e keqja.
17. Ti bindemi urdhërit të Allahut, të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja.
18. Të mundohemi të stolisemi me vyrtytin e durimit, të mos zbrapsemi nga mirësitë nëse na kanoset ndonjë rrezik. Durimi ka përfundim të mirë dhe të lavdëruar.
19. Durimi është prej veprave madhore në Islam, e do Allahu këtë vyrtyt, ngase Vet Allahu është Durimtarë dhe shpërblen durimtarët pa masë(pa kufizim në numër).
20. Mos mendo se rruga e thirrjes për tek Allahu është e shtruar me trëndafila, porse ajo është rrugë të cilën e ndjekin pas sprovat.
Para teje, nëpër të, kanë kaluar të dërguarit e Allahut.
Atyre u është bërë dëm i madh, por asnjëherë nuk janë dorëzuar.
Andaj, ti mendon se do tu shpëtosh atyre dëmeve?
21. Përpiqu me të gjitha forcat për ta ruajtur kohën, gjithnjë duke e shfrytëzuar në mirësi e adhurime dhe në atë që të bën dobi në dynjanë dhe ahiretin tënd, sepse kjo të mbron nga shkatërrimi dhe devijimi.
22. I dërguari i Allahut na ka porositur për shfrytëzimin e kohës; shfrytëzoje kohën e lirë para se të jesh i zënë.
Dy gjërave njerëzit sjau dinë kimetin(vlerën); shëndetit dhe kohës së lirë.
23. Ndihmohu me të afërmit dhe me shoqërinë duke e këshilluar njëri tjetrin për përmisimin e gjendjes, si nga dituria e dobishme, puna e mirë dhe plotësimi e përmbushja r adhurimit vetëm të Allahut të Lartësuar në tokë si dhe lënia e pasuesve në të.
Kjo, se arritja te qëllimi i përbashkët kërkon bashkëpunim dhe ndihmë në mes të anëtarëve, ngase besimtari i vetëm është i dobët, kurse bashkë me vëllezërit është i fortë.
24. Çdo njeri i mençur që e di se është në humbje do të përpiqet me çdo mënyrë të karakterizohet me këto katër cilësi dhe ta shpëtojë vetën e tij nga humbja dhe të bëhet prej fituesve dhe të sukseshmëve.
25. Thënia e Imam Shafiut për këtë sure nuk nënkupton se kjo sure do tu mjaftonte njerëzve në të gjitha çështjet e fesë.
26. Gjendja e njerëzve është e ndryshme; Për disa njerëz kryerja e obligimeve fetare është shumë më e lehtë, ndërsa largimi nga mëkatet është shumë më i vështirë. Disa janë të durushëm gjatë kryerjes së obligimeve dhe largimit nga mëkatet, por nuk mund të durojnë fatkeqësitë, saqë arrijnë deri aty sa janë gati ta lënë fenë.
27. Me dy cilësitë e para(besimi+puna mirë), njeriu rregullon dhe plotëson veten e vet. Ndërsa me dy të fundit(këshillimi për pasimin e të vërtetët dhe për durim), njeriu rregullon dhe plotëson të tjerët(familjën, shoqërinë,etj).
Me plotësimin e këtyre katër cilësive, mund të thuhet se njeriu nuk ka për të humbur, por ka për të arritur fitoren e madhe, në dynja dhe ahiret.
28. Besimi i vërtetë është ai i cili është i ndërtuar mbi dije të saktë dhe të sigurtë, të shpallur nga Zoti.
29. Veprat e mira, përfshihen raportet me Allahun, me krijesat, të dukshmet, të fshehtat, të obligueshmet dhe të pëlqyeshmet.
30. Cila është rruga e vërtetë? Është besimi i bazuar mbi dije të saktë dhe veprat e mira sipas atij besimi, me sinqeritet për Zotin.
31. Humbja është e kundërta e suksesit.
32. Pikëllimi nuk largohet me mërzi.
33. Dijetarët e kanë ndarë durimin në tre kategori:
1. Durimi për të përmbushur obligimet ndaj Zotit
2. Durimi për tu larguar nga ndalesat e Zotit dhe
3. Durimi ndaj caktimeve të Zotit.
34. Për tu konsideruar një vepër e mirë, duhet plotësuar dy kushte;
1. Të jetë e sinqertë për Zotin dhe
2. Të jetë në përputhje me synetin e të Dërguarit të Allahut.
35. Njerëzit ndahen në tre grupe:
1. Besimtari me besim tl pastër, që nuk dyshon dhe nuk lëkundet.
2. Mohuesi, mosbesuesi apo refuzuesi dhe
3. Dyshuesi.

Përmblodhi dhe Përshtati:
Hoxhë Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 573