7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

LAKMIA PAS KËSAJ BOTE

HADITHI:

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Është shkatërruar robi i dinarit dhe i dirhemit, i rrobave dhe teshave[1], nëse i jipet është i kënaqur e nëse nuk i jipet hidhërohet.”[2]

KOMENTI:

Ky hadith flet për kërkuesin e kësaj bote, i cili është i dhënë vetëm pas saj, e nuk e dëshiron ahiretin, por i gjithë përqendrimi i tij është kjo botë, e nuk i intereson çështja e fesë, por interesi i tij është kjo botë, nëse i jipet diç nga kjo botë është i kënaqur me Allahun e Lartmadhëruar, e është i kënaqur me njerëzit, e nëse nuk i jipet, hidhërohet me Allahun, e hidhërohet me njerëzit, fe e tij është paraja.

(Është shkatërruar) pra, është rrënuar, është prishur, sikur në fjalën e Allahut: “E, ata që nuk besojnë – shkatërrimi për ta! Ai ua humbë veprat atyre.” Sureja Muhamed, 8.

(robi i dinarit dhe i dirhemit), përse është quajtur rob? Sepse e ka lidhur zemrën e tij me to, e janë shndërruar në zot për të, e lidhi zemrën e tij për to, e u bë rob i tyre, poeti thotë:

Tekat e mija i nderova, e ato më robëruan

Po t’i kundërshtoja, do të isha i lirë

Kështu që interesi i këtij personi është jeta e kësaj bote, nëse i jipet prej saj, është i kënaqur, lavdëron e falënderon, e nëse nuk i jipet hidhërohet e nevrikoset, sikur që thotë Allahu  i Madhëruar për hipokritët: “Ke edhe të tillë që të qortojnë për shkak të ndarjes së lëmoshës. Nëse u jepet ajo – janë të kënaqur, e nëse nuk u jepet, përnjëherësh zemërohen.” Sureja Teube, 58.

Kështu që, pajtueshmëria e tyre apo hidhërimi është i bazuar në pasuri, ai i cili i bën ata të kënaqur apo të hidhëruar është pasuria, ky person është hipokrit, dhe rob i dinarit e i dirhemit, Allahu thotë: “Sikur të kënaqeshin ata, me atë që u ka dhënë Allahu dhe Pejgamberi i Tij (do t’ishte më mirë për ta), dhe të thonin: “Na mjafton neve Allahu; Allahu do të na japë nga mirësitë e Veta, dhe Pejgamberi i Tij. Na, me të vërtetë, vetëm Allahun e dëshirojmë.” Sureja Teube, 59.

Ky ajet flet për përçmimin e lakmisë së kësaj bote, dhe që njeriu të mos e bëjë kënaqësinë e hidhërimin e tij për hir të kësj bote, por, ta bëjë për hirë të fesë e për hir të Allahut të Madhëruar.

Ndërsa, sa i takon kësaj bote; nëse i jipet diç prej saj e merr, e nëse nuk i jipet duhet të thotë: Mua më mjafton Allahu, Ai më jep mua nga begatitë  e Tija.

I dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, kur ndante pasuritë ju jipte të dobtëve me iman, i afronte hipokritët, u jipte dhe ua shumëfishonte, ndërkohë që sahabëve më të mirë nuk u jipte asgjë, i peshonte ata me fetarizmin që kishin, sepse ata nuk hidhëroheshin nëse nuk u jipte, si shkak i besimit të tyre, ndërsa ata që ishin me iman të dobët, i dërguari i Allahut ju jipte për t’i afruar, ngase frikohej se mos keqësohej gjendja e tyre.

Njeriu nuk duhet ta lidh veten e tij për këtë botë, e hidhërimin e kënaqësinë ta bazon në të, por ta lidh zemrën e tij për Allahun, nëse i jipet diç prej kësaj bote, prej gjërave hallall, pa e lakmuar, pa e kërkuar, e merr e ndihmohet me të në adhurim ndaj Allahut, e nëse nuk i jipet asgjë, i mjafton atij feja dhe mbështetja në Allahun.

Ky është dallimi mes ithtarëve të kësaj bote dhe ithtarëve të fesë, është një nxitje për devotshmëri, dhe një tërheqje e vëmendjes nga lidhja e zemrës me këtë botën dhe lakmitë në te.

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I GJASHTË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Fjala e përmendur në hadith (el-Katifeh vel Khamisah) janë rroba e para është e llojit të mëndafshit ose e pambukut, që përdoret ose si teshë ose si shtrojë, ndërsa e dyta është lloj i teshës me ngjyrë të zezë apo me ngjyrë të kuqe, me njolla në të.

[2] E shënon Buhariu me numër (2886)

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...