El Meddu ( الْمَدُّ )
Gjuhësisht: Zgjatje.
Përkufizimi terminologjik: Zgjatja e zërit për shkak të tre shkronjave të meddit.
Shkronjat e meddit janë: ( و ) ( ي ) ( ا )
Meddi është dy lloje:
- Meddi Tabi’ij ( الْمَدُّ الطَّبِيعِي ): Zgjatja natyrore dhe zgjatet sa dy shkronja.
قاَلَ قِيلَ يَقُولُ
- Meddi Fer‘ij ( اَلْمَدُّ اَلْفَرْعِي ): Zgjatja sekondare dhe kjo është disa lloje sipas pozitës së Hemzës dhe Sukunit.
Ato janë:
- El Medd El Mutasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُتَّصِلْ ).
- El Medd El Munfasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُنْفَصِلْ ).
- El Medd El Lazim ( اَلْمَدُّ اللاَّزِمْ ).
- El Medd El Arid ( اَلْمَدُّ اَلْعاَرِضْ ).
- El Medd El Lin ( اَلْمَدُّ اللِّينُ ).
- El Medd El Mutasil ( اَلْمَدُّ اَلْمُتَّصِلْ )
(Zgjatja e Ngjitur)
Përkufizimi terminologjik: Nëse Hemzeja ( ء ) është e ngjitur me shkronjat e meddit në të njëjtën fjalë, është obligim zgjatja prej katër tonëve deri në pesë dhe nuk lejohet të jetë më e shkurtër.
{ اَلسُّوءُ } { جِيءَ } { جآءَ }
Vërejtje: Nëse kjo zgjatje shfaqet dy apo më tepër herë në të njëjtin ajet, duhet të zgjatet në mënyrë të barabartë, e jo njëra të zgjatet më tepër e tjetra më pak.
{ أَنْزَلَ مِنَ السَّمآءِ مآءً }
Përgatiti: Hoxhë Vedat Skenderi