Vakf: Ndalja gjatë leximit të Kuranit zakonisht për të marr frymë.
Sunet është të ndalësh në fund të çdo ajetit por nuk prish punë nëse e lidh me ajetin tjetër me një frymë.
Nëse ajeti është i gjatë dhe nuk ke mundësi ta lexosh me një frymë duhesh patjetër të ndalesh në mes të ajeteve dhe atëherë duhet ti kemi disa pika parasysh
- Kuptimi të jetë i plotë dhe i qartë në fjalën në të cilën do të ndalesh.
{ هُوَ الْحَيُّ لَا إِلَٰهَ إِلَّا هُوَ فَادْعُوهُ مُخْلِصِينَ
لَهُ الدِّينَ ۗ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ }
Nëse ndalesh në këtë rast në fjalën ( لَهُ الدِّينَ ) atëherë është leximi në regull, sepse kuptimi është i plotë dhe ajo që pason pas saj nuk lidhet me të por është fillim i një domethënie tjetër.
- Nëse ndalesh në ndonjë fjalë dhe kuptimi i saj që pason është e lidhur me kuptimin e fjalës para ndaljes, atëherë nuk fillon prej ku je ndalur por kthehesh mbrapa në një apo dy fjalë apo aq sa ka nevojë për ta plotësuar kuptimin.
{ الْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ }
(الحمد لله) është fjalë e plotë por nuk është e saktë të fillosh me fjalën që pason رب
(العالمين) nëse ndalesh në (الحمد لله) .
Shenjat e Ndaljes (عَلاَماَت الوَقْف)
Në çdo mus’haf gjen shenja të ndryshme mbi shkronja të cilat kanë të bëjnë me ndaljen dhe tregojnë se ku bën të ndalesh dhe ku nuk bën, ku është më mirë e tjerë.
Në mus’hafin që është botuar në Medine dhe që është më e përhapur sot, i gjejmë disa shenja që kanë domethënien e vet. Këto janë disa shenja:
1-( م ) Ndalesë e domosdoshme:
{ إِنَّمَا يَسْتَجِيبُ الَّذِينَ يَسْمَعُونَ ۘ وَالْمَوْتَىٰ يَبْعَثُهُمُ اللَّهُ ثُمَّ إِلَيْهِ يُرْجَعُونَ }
2-( لا ) Mos u ndal:
{ الَّذِينَ هُمْ عَن صَلَاتِهِمْ سَاهُونَ } { فَوَيْلٌ لِّلْمُصَلِّينَ}
3-( ج ) Vazhdimi i leximit apo ndalja janë të barabartë
{ خَالِدِينَ فِيهَا ۚ أُولَٰئِكَ هُمْ شَرُّ الْبَرِيَّةِ }
4-( قَلى ) Ndalja është më e preferuar :
{ قُل رَّبِّي أَعْلَمُ بِعِدَّتِهِم مَّا يَعْلَمُهُمْ إِلَّا قَلِيلٌ ۗ فَلَا تُمَارِ }
5-( صلى ) Vazhdimi është më i preferuar:
{ فَلَا كَاشِفَ لَهُ إِلَّا هُوَ ۖ وَإِن يُرِدْكَ بِخَيْرٍ }
6- ( Tre pika ) Nëse ndalemi te tre pikat e para, nuk duhet të ndalemi te tre pikat e ardhshme, e nëse nuk ndalemi te tre pikat e para duhet të ndalemi te tre pikat e dyta:
{ ذَٰلِكَ الْكِتَابُ لَا رَيْبَ ۛ فِيهِ ۛ هُدًى لِّلْمُتَّقِينَ }
7-( س ) Sekteja
Gjuhësisht: Ndërprerje,Ndalje.
Përkufizimi terminologjik: Ndërprerja e leximit të Kuranit, por jo edhe të frymëmarrjes për një moment të shkurtër dhe pastaj vazhdohet leximi.
Sekteja në Kuran është vetëm në këto ajete:
- Në Surën Kehf ajeti nr. 1 në fjalën ( عِوَجاً ) po qe se lidhemi me ajetin vijues:
{ َوَلَمْ يَجْعَل لَّهُ عِوَجًا ۜ قَيِّمًا لِيُنْذِر }
- Në suren Jasin ajeti nr. 52 në fjalën ( مَرْقَدِناَ ) në mes të ajetit:
{ مِن مَّرْقَدِنَا ۜ ۗ هَٰذَا مَا وَعَدَ الرَّحْمَٰنُ وَصَدَقَ الْمُرْسَلُونَ }
- Në suren Kijameh ajeti nr. 27 në fjalën ( مَنْ رَاق ):
{ وَقِيلَ مَنْ ۜ رَاقٍ }
- Në suren Mutaffifun ajeti nr. 14 në fjalën
( بَلْ رَانَ):
{ كَلَّا ۖ بَلْ ۜ رَانَ عَلَىٰ قُلُوبِهِم مَّا كَانُوا يَكْسِبُونَ }
- Në suren Hakka ajeti nr. 28 në fjalën ( مَالِيَهْ هَلَكَ ) mundë të lexohet në dy mënyra:
- Fjala ( مَالِيَهْ ) të shqiptohet qartazi (idhhar) dhe me sekte dhe kjo është më e preferuar.
- Shkronja e fundit e fjalës ( مَالِيَهْ ) e që është shkronja ( ه ) të shkrihet (idgam) në fjalën ( هَلَكَ ) po qe se i lidhim të dy ajetet.
{ ۜ مَا أَغْنَىٰ عَنِّي مَالِيَهْ}
{ هَلَكَ عَنِّي سُلْطَانِيَهْ }
Përktheu dhe përgatiti: Vedat Skenderi
Burimi: albislam.com