SHARJA E PRINDËRVE ËSHTË PREJ MËKATEVE TË MËDHA

SHARJA E PRINDËRVE ËSHTË PREJ MËKATEVE TË MËDHA

0 1790

HADITHI:

Abdullah ibn Amr ibnul As, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, përcjell se i dërguari i Allahut, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është kur njeriu shanë prindërit e tij.” I thanë: A ka njeri që shanë prindërit e tij? Tha: Po! Ai shanë prindërin e ndokujt tjetër, e ai ia kthen me sharrje të prindërit të tij, shanë nënën e tij, e ai ia shanë nënën këtij.”[1]

KOMENTI:

Ky hadith flet për atë se njeriut nuk i lejohet të jetë shkaktar i veprimit të një të keqeje ndaj prindërve të tij, sikur që ai kujdeset të mos i dëmtojë prindërit e tij, njashtu nuk duhet të bëhet shkaktar  që ata të dëmtohen, e padyshim që e keqja më e madhe është fyerja e sharja.

Nuk i lejohet atij të bëhet shkaktar që prindërit e tij të shahen, i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë: “Prej mëkateve të mëdha është kur njeriu shanë prindërit e tij.” Sahabët u habitën, si ka mundësi që një besimtar të shajë prindërit e tij, apo t’i fyen ata? Ai u tha: Po! Ai shanë prindërin e ndokujt tjetër, e ai ia kthen dhe e shanë prindërin e tij, apo ky shanë nënën e tij, e ai ia shanë nënën këtij.”

Të bëhesh shkaktar, merr dispozitën e vepruesit, kështu që, ai nuk duhet t’i shajë prindërit e tij, e as të bëhet shkaktar që ata të shahen, sikur që nderon prindërit e tij, duhët të nderon prindërit e tjerëve, sepse ata posedojnë nderim e respekt.

Këtu vlen të argumentohet me rregullin fetar: parandalimi i gjërave që shpiejnë në mëkate, sepse sharja e të tjerëve shpien në sharje të prindërve, e çdo që të çon në haram është haram, kështu që këtu kemi parandalim të shkaqeve që shpiejnë në haram, sikur që është në fjalën e Allahut: “Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije.” Sureja En Amë, ajeti 108.

Fyerja e idhujve është obligim, ngase është një formë e ndalimit të së keqes, por, nëse kjo formë e ndalimit rezulton në një vepër të keqe më të madhe, e që paganët të përgjigjen më pas me sharje të Allahut, atëherë njeriu ndalohet nga ky veprim në shenjë nderimi për Allahun e Madhëruar, e jo në shenjë nderimi për idhujt, por, në shenjë nderimit të së drejtës ndaj Allahut.

Kështu që nëse ndalimi i një vepre të keqe të çon në një vepër edhe më të keqe se ajo që ke ndaluar, nuk na lejohet të veprojmë, duke shikuar në veprimin e një të keqe më të vogël prej dy të këqijave, duke e shtyrë atë që është më e madhe.

Ibn Mulekin, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij (Teudih lisherh el Xhamiu es Sahih, 28/244) thotë: “Ky hadith është bazë në (rregullin) parandalimin e shkaqeve, dhe se atë që vepra e tij e shpien në haram, edhe nëse nuk e ka me njëmend, konsiderohet sikur ai që vepron me qëllim dhe ka ndërmend të vepron haramin. A nuk e sheh që ai, alejhi selam, ndaloi që njeriu të mallkojë prindërit e tij, që kuptohet se ai është mallkuesi, kur ai tregoi se nëse njeriu shanë babain e ndokujt, e ai ia shanë babain apo nënën e tij, është sikur ai të ketë vepruar vetë, e aty ku vepra e tij e çoi është sikur të jetë ai vetë vepruesi i saj, sepse ishte shkaktar, njejtë me këtë është fjala e Allahut: “Mos i shani ata, që adhurojnë tjetër pos Perëndisë, e që shajnë Perëndinë, duke kaluar kufirin me padije.” Sureja En Amë, ajeti 108.

Që është një prej ajeteve të rregullit (parandalimi i shkaqeve që shpiejnë në dëm)

Ajeti i dytë: “O besimtarë! Mos thuani: “Ráiná”, por thuani: “Undhurná”, – shikona neve dhe dëgjoni! E, për mohuesit ka denim pikëllues.” Sureja Bekare, ajeti 104.

Ajeti i tretë: “Dhe, thuaju besimtareve, që t’i shmangin shikimet e tyre dhe le t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe le të mos tregojnë nga stolitë e tyre (pjesët e trupit), përveç atyre që janë të dukshme (të domosdoshme).” Sureja Nur, ajeti 31.

Njejtë thotë edhe Maziriu: “Nga ky hadith kuptohet që është haram të shesim material të mëndafshit atij personi që i vesh, të cilit nuk i lejohet veshja e mëndafshit. Njejtë shitja e rrushit atij që e përdorë për të prodhuar verë apo e pi atë, sepse këtu është përmendur se ai i cili vepron një shkak është sikur njeriu që ka vepruar atë vepër në mënyrën direkte.”

Autor: Salih ibn Feuzan el Feuzan

HADITHE MBI MORALIN DHE ETIKËN TË PËRMBLEDHURA NGA LIBRI (BULUG EL MERAM)

HADITHI I SHTATËMBËDHJETË

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1]E shënon Buhariu me numër (5973) dhe Muslimi me numër (90).

GJITHASHTU NË ALBISLAM