30 – O ZOT! ZGJEROMA KRAHARORIN TIM, LEHTËSOMA PUNËN TIME DHE ZGJIDHMA NYJEN E GJYHËS SIME, QË ATA TË KUPTOJNË FJALË TIME!

30 – O ZOT! ZGJEROMA KRAHARORIN TIM, LEHTËSOMA PUNËN TIME DHE ZGJIDHMA NYJEN E GJYHËS SIME, QË ATA TË KUPTOJNË FJALË TIME!

0 4366

O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim, lehtësoma punën time, dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time![1]

رَبِّ اشْرَحْ لِي صَدْرِي* وَيَسِّرْ لِي أَمْرِي* وَاحْلُلْ عُقْدَةً مِّن لِّسَانِي * يَفْقَهُوا قَوْلِي

(Rabi ishrah li sadri ve jesir li emir vehlul ukdete liseni jefkahu kauli)

Komenti i lutjes

Kjo lutje e përmendur në Librin e Allahut në tregimin e profetit Musa, alejhi selam, me të cilën ai iu lut Allahut për një gjë shumë të madhe dhe shumë me rëndësi kur Ai e urdhëroi ta thërret më kryelartin  jobesimtar, më tiranin, i cili posedonte një ushtri dhe artileri më të madhe, i cili pretendoi që është zot, për këtë, tregimet e Musait, alejhi selam, janë përmendur në Kuran në forma të ndryshme dhe shumë shpesh.

Pasi që kjo çështje, dhe kjo detyrë ishte në shkallën më të lartë të përgjegjësisë dhe rrezikut, iu lut Allahut që t’i jep sukses rreth disa kërkesave e synimeve të cilat do ta ndihmojnë atë në thirrjen e tij, ngase lutja është arma e besimtarit me të cilën ai korrë fitore, përmes saj përfiton mirësi dhe largon të këqijat, dhe robi e lut Allahun duke pasur mendim të mirë për Të, ngase lutësit i jipet kërkesa e tij për aq sa e ka mendimin e mirë për Zotin Fisnik, sikur që i dërguari, paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, ka thënë në transmetimin nga Zoti: “Unë jam për robin Tim, ashtu siç ai më mendon, dhe Unë jam me të kur ai më lutet”[2]

Fjala e tij: “O Zoti im, zgjeroma kraharorin tim.” Që domethënë: ma mbush me dritë, e me iman, me urtësi që të përballoj dëmet me llojet e tija, qoftë ato me fjalë apo me vepra, pasi që zgjerimi i gjoksit e shndërron vështirësinë e detyrës në rehati, në kënaqësi e lehtësim.

Fjala e tij: “lehtësoma punën time.” Që domethënë: më lehtëso çdo punë që e synoj, çdo rrugë që e ndjeki, e m’i lehtëso vështirësitë që më dalin para.

Dijetari i njohur ibn Sadi, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Pjesë e lehtësimit është kur thirrësit t’i lehtësohet veprimi i të gjitha gjërave siç kërkohen, e t’iu drejtohet njerëzve në mënyrën siç i përshtatet secilit, e të thërret (në fe) me metodat më të afërta që sjellin në pranim të fjalës së tij.”[3]

Pasi që prej mjeteve të thirrjes për një thirrës është edhe oratoria e thirrësit, e të jenë fjalët e tija të kuptueshme tha: “dhe zgjidhma nyjen e gjuhës sime, që ata të kuptojnë fjalën time!.” Që është një kërkim për të qenë i suksesshëm në zbukurimin e fjalëve gjatë thirrjes në rrugë të Allahut, gjatë bisedës me njerëzit, e të jetë mbresëlënës në mendjet e tyre, të jetë i dashur me ta, me fjalë të urta, e i butë në vepra.

Kjo lutje e tij, alejhi selam, drejtuar Allahut që të largojë prej tij thuthuqjen, dhe atë se kur ishte i vogël i ishte ofruar të zgjedhë mes një hurme dhe një gace prej zjarri, e ky morri gacën dhe e vendosi në gjuhën e tij, që kur ishte fëmijë në shtëpinë e Asijes, gruas së Faraonit, ndërkohë që ai nuk kërkoi që Allahu t’ia largojë këtë të metë krejtësisht, por, për aq sa të largohet paqartësia, e sa të kuptohen fjalët që dëshiron t’i thotë, për aq sa është i nevojshëm.

Pasi që kërkoi prej Allahut edhe disa kërkesa tjera: “dhe bëne për mua një ndihmës nga familja ime, Harunin, vëllain tim.”[4] Tregoi synimin e gjithë këtyre lutjeve “për me të falënderuar Ty shumë, dhe për të përmendur Ty vazhdimisht! Me të vërtetë, Ti je mbikëqyrësi ynë.”[5] U shpreh me fjalën “për me” që aludon në arsyen, pra; Të jam lutur për këto gjëra që të të përmendi me shumë përmendje, që nga madhërimi, njësimi, e të tjera.

Kjo lutje e bekuar përmbanë kërkimin e ndihmës prej Allahut për çështjet e fesë, prej adhurimeve, punëve të mira, përmendjes (dhikrit), për këtë, preferohet për lutësin të përmend arsyen e lutjes së tij, posaçrisht nëse ka të bëjë me çështjet e fesë.

Dobi të lutjes:

  1. Tregon për vlerën e dhikrit, sepse të gjitha ibadetet dhe feja sillet rreth dhikrit – përmendjes së Allahut.
  2. Duaja është ibadet, për çfarë edhe u krijuam, ne krijesat.
  3. Dhikri e ndihmon njeriun që t’i kryejë të gjitha adhurimet edhe nëse ato vështirësohen për të, e i lehtësohet atij qëndrimi para tiranëve.
  4. Njashtu flitet për vlerën e ‘tesbihut’ lavdërimit e madhërimit të Allahut, ngase pas dhikrit përmendi “tesbihun” që është pjesë e tij, e që kjo është një formë e përmendjes së një gjëje të veçantë në një të përgjithshme, për të treguar madhështinë e tij, dhe se është prej shkaqeve kryesore të shpëtimit nga gjërat e frikshme, dhe të arritjes të çdo aspirate. Profetët iu afroheshin tek Allahu në vështirësi, sikur që është lutja e Junusit, alejhi selam: “S’ka zot tjetër përveç Teje! Ti je i lavdëruar! Me të vërtetë, unë kam gabuar (ndaj vetes)!.” Njashtu tek ajeti: “dhe, po të mos ishte nga ata që i luten Zotit.”[6]

Dhe Allahu i tha të dërguari të Tij: “Na e dimë mirë, që ty të ngushtohet zemra, për atë që thonë ata, andaj, madhëroje dhe falenderoje Zotin tënd dhe bëhu prej atyre që falin namazin!.”[7]

  1. Adhurimi i Allahut me emrat dhe cilësitë e Tija ka një ndikim shumë të madh në adhurimin e njeriut kushtuar Zotit të gjithësisë, mbështetur në fjalën e Tij: “Me të vërtetë, Ti je mbikëqyrësi ynë.”[8] Pasi që çdo emër dhe atribut ka formën e adhurimit dhe ndikimit të veçantë.
  2. Rëndësia e të zgjeruarit në lutje, dhe një gjë e tillë është e kërkuar. Për aë sa njeriu e shpeshton dhe e zgjat lutjen, e përsëritë dhe ndryshon mënyrën e të shprehurit, është shkallë më e larë e adhurimit shprehje e përulësisë, është më afër Allahut, dhe shpërblehet më shumë. Ngase Musai, alejhi selam, nuk shkurtoi lutjen sikur të ketë thënë: O Alla më ndihmo e më jep sukses. Por numëroi disa kërkesa e disa lutje.
  3. Kërkesat që janë të fesë janë kërkesat më të mëdha, gradat më të larta për të cilat thirrësi duhet të kujdeset.
  4. Njeriu i cili lutet duhet të bashkon mes lutjes dhe gjërave plotësuese e kërkesave të saja, e t’i vepron të gjitha shkaqet, e të jetë serioz në arritjen e gjërave që i dëshiron, pasi që ai, alejhi selam, iu lut Allahut që ta ndihmon, e më pa u nis drejt thirrjes, kështu që bashkoi mes lutjes dhe shkaqeve që sjellin qëllimin e tij.

Përktheu: Shpend Zeneli

Burimi: albislam.com

[1] Sureja Taha, ajeti 25-28..

[2] E shënon Buhariu me numër (7405). Muslimi me numër (2686). Teksti i hadithit tek Buhariu është: “Unë jam për robin tim, ashtu siçai më mendon, dhe Unë jam me të kur ai më përmend.” njejtë edhe tek Muslimi me numër (2675).

[3] Tefsiri I ibn Sadit, 5/153.

[4] Sureja Taha, ajeti 29-30.

[5] Sureja Taha, ajeti 33-34.

[6] Sureja Safat, ajeti 143.

[7] Sureja Hixhr, ajeti 97-98.

[8] Sureja Taha, ajeti 35.

GJITHASHTU NË ALBISLAM