1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… neve na bën shembull për të devotshmit”. (El Furkan; 74).
Sigurisht që nuk dëshiron të jetosh jetën në gjëra të kota dhe boshe, andaj jetoje jetën sikurse e jetuan njerëzit e devotshëm
Dr. Neval Idë
2. Qëllimi më madhor i jetës është ta kalosh tërë jetën duke falur namaz. Namazi është lidhja më e fortë me Allahun dhe përgatitja më e fuqishme për botën e amshueshme. Njashtu, namazi është një kënaqësi shpirtërore dhe jetësore, sidomos nëse kryhet ai(namazi) ashtu siç kërkohet të kryhet ai.
Medito rreth gjendjes së atyre që janë dashuruar me namazin; “I heqen trupat e tyre prej dyshekëve, duke e lutur Zotin e tyre nga frika dhe nga shpresa dhe nga ajo që Ne u kemi dhënë (pasuria) atyre, ata japin.” (Sexhde; 16).
Ali Tantavi, rahimehullah Nur ve hidaje; 34
3. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “… e ti përgëzoj robërit e Mi! Të cilët i dëgjojnë fjalët dhe pasojnë atë më të mirën prej tyre. Të tillët janë ata që All-llahu i audhëzoi në rrugën e drejtë dhe të tillët janë ata të mençurit.” (Ez Zumer; 17-18).
Prej edukatës së ndëgjimit është; Qëtësia e gjymtyrëve të trupit, Ulja e shikimit, Ndëgjimi me kujdes, Prezenca e mendjes Vendosmëria për veprim(futja në praktikë) Ky, pra është ndëgjimi që e do Allahu prej robërve të Tij.
Vehb Ibn Munebih Tefsirul Kurtubi; 11/176
4. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Andaj, ti përmbaju asaj që të shpallet, e s’ka dyshim se ti je në rrugë të drejtë.” (Zuhruf; 43).
A mendon njeriu i cili ka mendje dhe logjikë të shëndosh pas leximit të ketij ajeti se i tilli do të shpëtoj, do të udhëzohet apo tē forcohet në rrugën e drejtë jashta pasimit të Kur’anit dhe Sunetit !?
Fehd el Ujban
5. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Për ta nuk qajtën as qielli e as toka dhe atyre nuk iu dha afat.” (Duhan; 29).
Për ta nuk qajti qielli, ngase atyre nuk iu ngrit asnjë vepër e mirë në qiell. Nuk qajti as toka për ta, ngase ata nuk vepruan vepra të mira në tokë.
Seid Ibn Xhubejri, radijAllahu anhu Ed durur el Menthur; 7/412
Nga arabishtja; Suad Shabani
Burimi: albislam.com