Vëlla i dashur dhe motër e nderuar,
Esselamu alejkum ue rahmetullah
Nëse je prej atyre që bëjnë mëkate, pendohen, pastaj përsëri u kthehen mëkateve dhe pastaj pendohen, dhe rishtazi u kthehen gjynaheve…mos humb shpresë, ka zgjidhje.
Fillimisht kuptoje pendimin si një lindje e re e njeriut. Ji i bindur se mëshira e Allahut ka përfshirë çdo gjë dhe gëzohu ngase Allahu i do ata që pendohen. Lexoje këtë ajet të Kuranit fisnik: Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen. (El Bekare, 222)
Njeriu është i krijuar si krijesë që gabon, rrëshqet dhe devijon… A nuk e ke dëgjuar me vëmendje fjalën e të Dërguarit mëshirë për botët, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili thotë: Gjithë bijtë e Ademit janë mëkatarë e më të mirët prej mëkatarëve janë ata që pendohen.
Ajo që nuk është dhe nuk duhet të jetë pjesë e natyrës njerëzore është këmbëngulja në mëkate, dhe kryerja e gjynaheve pa drojë dhe dhimbje…
Njeriu duhet të mundohet ti shfrytëzon çastet e çiltërsisë imanore dhe afrimin pranë Allahut, të përfiton prej ndjenjës se Allahu është në dijeni të plotë për gjendjen dhe veprat e tij, të kërkon falje dhe të kthehet tek Allahu, subhanehu ue teala.
A nuk ke filluar ndonjëherë të qash gjatë ndonjë leximit të këndshëm të Kuranit, gjatë dëgjimit të ndonjë ligjërate apo hutbe. Ato janë çastet e zgjimit prej gafletit që duhet të shfrytëzohen të gjallërohet zemra me iman dhe të braktisen përfundimisht mëkatet.
Por ndikimi i përhershëm i këshillave dhe nasihateve është gati se i pamundshëm. Çfarë duhet të bëjmë në situata të këtilla.
Kam menduar shumë se si mund të zgjatë ky ndikim i emocioneve dhe zgjimit prej shkujdesjes dhe kuptova se angazhimi i njeriut me ndonjë punë të hajrit për hir të Allahut ndikon në mënyrë afatgjatë në gjendjen e tij imanore. Ai që angazhohet më një vepër të mirë, pa marr parasysh llojin e saj, është emocionalisht i motivueshëm me ndjenja të zgjuara, e vlerëson veten dhe angazhimin e tij në punët e dobishme që i kryen për Allahun. Mëkati fillon të shëmtohet atëherë kur njeriu fillon dhe e kupton krenarinë e përuljes dhe bindjes ndaj Allahut. Në këtë gjendje besimtari e refuzon poshtërsinë e mëkatit dhe kënaqet me krenarinë e ibadetit.
Vëllezër dhe motra, ua dhuroj këtë ilaç duke shpresuar se do të jetë i dobishëm. Prej juve kërkoj që ta provoni dhe nëse e ndjeni ndikimin e tij pozitiv ta shkruani përvojën tuaj në komentet e këtij teksti. Vetëm kështu do të jemi në gjendje ta vlerësojmë efikasitetin e ilaçit në fjalë. Paraprakisht ju falënderoj.
Allahu i di mendimet dhe qëllimet e fshehta.
Ue selamu alejkum ue rahmetullah
Përktheu Talha Kurtishi
Burimi në gj. shqipe: albislam.com