9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

MEDITIME KURANORE – 109

1. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Dhe Kur’anin lexoje me vëmendje (ngadalë).” (Muzemil; 4).

Allahu, xhele ue ala, e urdhëroi Muhamedin , salAllahu alejhi ue selem! , dhe umetin e tij, që ta lexoj Kuranin rrjedhshëm, me vëmendj edhe ngadalë, ngase kështu arrihet meditimi i porosive të tij (Kuranit), kështu arrihet lëvizja dhe ringjallja e zemrave, kështu madhërohen porosit e tij (Kuranit) dhe kështu arrihet përgatitja e fortë dhe e kërkuar për futjen në praktikë të porosive Kuranore.

Tefsir es Sa’dij; fq.893

2. Allahu, xhele ue ala, ka thënë; “Njëmend, për ata që pyesin (interesohen) në ndodhinë e Jusufit dhe të vëllezërve të tij, pati fakte (mbi fuqunë e Zotit).” (Jusuf: 7).

Ata që interesohen dhe pyesin dhe lexojnë për fjalët e Allahut, të tillët fitojnë udhëzime jetike nga porositë dhe urtësitë Kuranore. Kurse, ata që nuk interesohen dhe nuk pyesin fare për fjalët e Allahut, të tillët privohen nga mësimet dhe porositë e ajeteve dhe tregimeve Kuranore.

Shejh Abdurrahman Es Sa’dij, në tefsirin e tij : fq.394

3. Ibn Xheuzi, rahimehullah, ka thënë; “E kam lexuar suren Jusuf, jam habitur se sa shumë e ka lavdëruar Allahun për durimin (sabrin) e madh që ai e bëri. Allahu ua sqaroi tregimin e tij në detaje njerëzve dhe e ngriti në piedestale të larta personalitetin e Jusufit. U ndala dhe thash: Athua vallë Jusufi alejhi selam po ta pasonte epshin dhe t’i nënshtrohej dëshirave të epshit të tij, ku do ishte ai dhe si do ishte gjendja e tij!? Por, ai e kundërshtoi epshin e tij, u tregua i durushëm dhe ja sot merret si mostër dhe shembull ideal për vyrtyte të larta të moralit. Pra, tregohemi të durushëm dhe të fitojmë shumë përmes durimit.

Sajdul Hatir; fq.291

4. Ebu Uthman en Nehdij, rahimehullah, kur është pyetur se cili ajet është më shpresdhënës sipas teje në Kuran? Ai, tha; Sipas meje ajeti më shpresëdhënës në Kuran, është; “Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjeatë këqija. Atyre do t’ua falë Allahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.” (Teube; 102).

Ed Durrul Menthur; 8/243

5. Hasan el Basriu, rahimehullah e përsëriste shpesh në mbrëmje këtë porosi Kuranore; “Po edhe nëse përpiqeni t’i numëroni dhuntitë (të mirat) e Allahut, nuk do të mund të arrini t’i përcaktoni ato. Me siguri Allahu shumë fal dhe shumë mëshiron.” (Ibrahim; 34)

E pyetën në lidhje me këtë veprim, ai u tha: Në këtë porosi madhore për ata që logjikojnë. Nuk e ngrejm lartë qepallën e syrit e as nuk e ulim atë e qê mos të jetë kjo dhunti në vete prej Allahut. E sa e sa dhunti shumë të tjera i kemi nga Allahu, e ne nuk i dimë ato!”

Ed durrul Menthur; 8/560

Nga arabishtja; Suad Shabani

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...