Adhurimet ndërtohen mes dashurisë, shpresës dhe frikës:
Ibën Kajimi (rahimehullah) ka thënë:
”Shembulli i udhëtimit të zemrës drejt Allahut i përngjan zogut, koka e tij është dashuria dhe dy flatrat e tij janë shpresa dhe frika.
(Medarixh Salikin fq: 1/554)
Ibën Tejmije (rahimehullah) ka thënë:
Kush adhuron Allahun vetëm me dashuri është zindik (i dalur nga feja/mëkatar i madh), kush adhuron atë vetëm me shpresë është murxhi (të cilët pretendojnë që mëkatet nuk e dëmtojnë aspak imanin), kush adhuron atë vetëm me frikë është harurij (havarixh – të cilët pretendojnë që çdo lloj mëkati të nxjerr nga feja) dhe kush adhuron atë me dashuri, me frikë dhe shpresë është besimtar (muveh-hid).
(El Ubudije fq: 161 dhe 162)
Përshtati: Hoxhë Vedat Skenderi