1. Allahu, xhele ue ala, ka, thënë; “Nëse i bindeni atij (Muhamedit, salallahu alejhi ue selem ), atëherë keni gjetur të vërtetën (udhëzimin e vërtetë).”
Kush e pajis veten e tij me sunetin profetik, fol fjalë apo kryen vepra sipas sunetit, i tilli veçse ka folur dhe vepruar me urtësi. E kush e pajis veten e tij me hamendje dhe epshe të ndryshme, i tilli nuk do flas dhe veproj ndryshe veçse me bidate (risi, shpikje).
Ebu Uthman el Herevij, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava, të Ibn Tejmijes; 11/210
2. Rregullat e lutjes dhe dhikrit! Rregullat duasë (lutjes) dhe dhikrit (përmendjes së Allahut) janë cekur në dy vende në suren A’raf; Ajeti i duasë; “Lutnie Zotin tuaj të përulun dhe në heshtje, ngqse Ai nuk i do ata që e teprojnë.” (A’raf; 55).
Ajeti i dhikrit; “Ti përmende Zotin tënd në vete (heshtas), me respekt e me dro, jo me shprehje të larta, (përmende) në mëngjes e në mbrëmje dhe mos u bërë prej atyre që nuk kanë kujdes.” (A’raf; 205).
Shejh Dr. Muhamed el Hudajri
3. E ndëgjova Shejh Ibn Bazin, rahimehullah duke qajtur kur njëri prej vëllezërve lexoi Kuran. Filloi të qante kur lexuesi, arriti tek fjala e Allahut për ithtarët e librit (Jehudit dhe krishterët): “Kjo që t’u zbrit ty do t’u shtojë disave nga ata (nga paria fetare) shumë largimin dhe mohimin.” (Maide; 64).
Dhe tha (Ibn Bazi); Allahu na ruajtë nga devijimi! Në vend se tua shtoj atyre Kurani udhëzimin dhe devotshmërin, atyre iu shtua mohimi dhe largimi nga rruga e Allahut edhe më shumë! Kjo ndodhi si shkak i kryeneçësisë, mendjemadhësisë dhe si pasoj që ata ia kthyen shpinën udhëzimeve dhe porosive Kuranore! Andaj, o rob i Allahut, ke kujdes nga ky devijim, që mos të të ndodhë edhe ty e njejta gjë sikurse i ndodhi atyre.”
Shejh Dr. Omer el Mukbil
4. Ibn Mes’udi, radijAllahu anhu, ka thënë; “Njeriu mund ta harroj diturinë apo një pjesë të saj si shkak i kryerjes së mëkateve apo ndonjë mëkati të caktuar, pastaj lexoi fjalën e Allahut, xhele ue ala, ku thotë; “Për shkak se ata e thyen zotimin e tyre, Ne i mallkuam ata, dhe zemrat e tyre i bëmë të forta (të shtangura). Ata i ndryshojnë fjalët (në Tevrat) nga domethënia e tyre dhe braktisën një pjesë me të cilën ishin urdhëruar.” (Maide; 13).
En Nesefij; 1/279
5. Allahu, xhele ue ala, ka, thënë; “(kjo fe jona është) Njgyrosje e Allahut, e kush ngjyros (me fe) më mirë se Allahu? Ne vetëm atë e adhurojmë.” (Bekare: 138).
Feja u quajt ngjyrosje në këtë porosi Kuranore në mënyrë metaforike, ngase veprat dhe shenjat e saj shihen qartë tek fetarët (ata që janë të devotshëm dhe të dhënë pas praktikimit të fesë), ashtu siç duken qartë gjurmët e ngjyrës tek rrobët (veshmbathjet) e njeriut.
Kurtubiu, rahimehullah, në tefsirin e tij; 2/144
Nga arabishtja; Suad Shabani