22.8 C
Skopje
E hënë, 26 Maj, 2025

MOS U NEVRIKOS

SHËRIMI

Nxitoni kah falja e mëkateve nga Zoti juaj  dhe xhenneti, hapësira e të cilit është sa  qielli e Toka; i cilit është përgatitur për ata që i druhen Allahut, të  cilët japin lëmoshë kur janë në lumturi edhe kur janë në vështirësi, që fshehin zemërimin, e ua falin fajet njerëzve. Se Allahu i don bamirësit.

Përmbaje veten

Kërko mbrojtje prej Allahut nga djalli i mallkuar

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se një njeri i tha profetit (alejhi selam): “Më këshillo!” i tha: “Mos u nevrikos!”, ia përsëriti disa herë, përsëri i tha “Mos u nevrikos!”.  E shënon Buhariu

Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se profetit alejhi selam) ka thënë:  “Nuk është i guximshëm ai që fiton në dyluftim i guximshëm është ai që përmbahet kur nevrikoset”.  E shënon Buhariu dhe Muslimi

Sulejman Ibn Suradi r.a. tregon: “Kur po rrinim ulur me Pejgamberin a.s., dy burra fyen njëri-tjetrin dhe njëri u skuq në fytyrë (nga zemërimi) dhe iu ngritën damarët e qafës. Kur pa këtë, Pejgamberi a.s. tha: “Vërtet, unë di një fjalë, të cilën po ta thotë ai, do t’i kalonte ajo gjendje dhe do të qetësohej! Po të thotë:  ‘Eudhu bil-lahi minesh-shejtan (i mbështetem Allahut të më ruajë nga shejtani), atij do t’i ikte gjithë ajo e nxehur që ka.”

Mos gjyko e as mos sjell vendime kur je i nevrikosur

Ndihmo veten me gjërat që largojnë nevrikosjen

kujto që Allahu e do butësinë dhe durimin

Ebu Bekrete (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: kam dëgjuar profetin (alejhi selam) duke thënë: “Gjykatës nuk duhet të gjykojë mes dy palëve, kur është i nevrikosur”.  E shënon Muslimi

Ebu Dherr el Gifarij (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell dhe thotë: profeti (alejhi selam) na tha: “Nëse ndokush nevrikoset dhe është në këmbë le të ulet, nëse përsëri nuk i largohet lë të shtrihet”. E shënon Ahmedi

Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij) përcjell se profetit (alejhi selam) i tha Eshexh Abdulkajsit: “Ti posedon dy virtyte që i don Allahu; butësinë dhe durimin”. E shënon Muslimi

Përktheu: Shpend Zeneli

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Zëri prej mjegullave: ujite kopshtin e filanit

I Dërguari ﷺ ka thënë:"Një njëri përderisa ecte nëpër...

Mos u mashtro..!!

Ka thënë Ibn Kajjim el-Xheuzije (Allahu e mëshiroftë): Ka...

Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren

"Shpërfillja apo të bërit sikur nuk vëren – (التغافل)" Të...

Pse shqetësohesh, nëse gjithçka është në Dorën e Allahut?

Kaloi Ibrahimi ibn Ed’hemi pranë një njeriu të trishtuar,...

Njerëzit janë katër palë

Te njerëzit në peshoren e raportit ndaj Allahut të...

Gjendja e Umetit sot

Dr. Ahmed Es-SejjidPërktheu: Dr. Amel KurtishiSot Umeti ynë i...

Haxhi – “Një udhëtim që nuk matet me kilometra, por me lot e falje”

Haxhi nuk është thjesht një udhëtim fizik drejt Mekës....

URTËSITË E VONESËS NË PËRGJIGJJE TË DUAVE TONA

Prej urtësive të tilla janë: - Allahu u përgjigjet lutjeve...

Mos u bëj si mbetjet e elbit

Nga Mirdas el-Eslemij – Allahu qoftë i kënaqur me...

Mos mëso për të dominuar, por për të ndriçuar

Në një kohë ku dija është bërë e përhapur,...

Kujdesi për të mirën e përbashkët

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të gjithçkaje dhe Furnizuesit...