BINDJA NË ALLAHUN DHE NDËRGJEGJJA E PASTËR

BINDJA NË ALLAHUN DHE NDËRGJEGJJA E PASTËR

0 1651

Transmeton Buhariu në sahihun e tij nga Ebu Hurejreja (radijallahu anhu) se i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

“Një njeri nga beni israilët ka kërkuar nga njëri t’i jep borxh një mijë dinarë, por ai i ka thënë: më sjell dëshmitarë të dëshmojnë.

Ai tha: mjafton Allahu dëshmitar.

Tha: më sjell kefil!

Tha: mjafton Allahu garantues.

Tha: të vërtetën e ke thënë dhe ia dha borxhin deri me një afat të caktuar dhe doli në det dhe i kreu nevojat që kishte.

Pastaj kërkoi anije që të hipë për të ardhur në afatin që ia kishte caktuar, por nuk gjet anije, andaj ai mori një dru dhe e shpoi, e aty i vuri një mijë dinarë dhe një fletë për te ai shoku i tij. Pastaj ia mbylli grykën dhe shkoi në afërsi të detit dhe tha: O Zot, ti e di se unë kam marrë borxh nga filani një mijë dinarë, e ai më kërkoi kefil, e unë i thashë: mjafton Allahu garantues, e ai u pajtua me këtë. Më kërkoi dëshmitar, e unë i thashë: Mjafton Allahu dëshmitar, e ai u pajtua me këtë. Unë u mundova të gjej anije për t’ia dërguar atë që i takonte atij, por nuk gjeta. Unë ta lë këtë në kujdesin Tënd dhe e gjuajti në det derisa filloi të lundrojë, e pastaj u largohua prej atij vendi.

Nga ana tjetër ai borxhdhënësi dilte për të shikuar se mos po vjen ndonjë anije e t’i sjellë paratë e tij, kur ja hasi në drurin në të cilin ishin paratë. E merr atë për në shtëpi për ta djegur, por kur e hapë,  gjen paratë dhe fletën. Më pas ka ardhur ai që kishte marrur borxhin me njëmijë dinarë dhe thotë: Pasha Allahun, vazhdimisht jam munduar të gjej anije për t’i sjellë paratë, por nuk gjeta anije para se të vij tani. Ai i tha: a më ke dërguar ndonjë gjë? Tha: Unë po të tregoj se nuk kam gjetur anije para se të vijë tani. Thotë: Allahu ta ka kryer borxhin me atë që ke dërguar me atë drurin. E kështu ai kthehet me ato njëmijë dinarët i arsyetuar.”

Përktheu: Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 585