Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ebu Hurejreja i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:
اللهم إني أتخذ عندك عهدا لن تخلفنيه فإنما أنا بشر فأيما مؤمن آذيته أو شتمته أو جلدته أو لعنته فاجعلها له صلاة و زكاة و قربة تقربه بها إليك يوم القيامة
“O Allah, unë zotohem te Ti, nuk do të ma lësh pasdore. Unë jam vetëm njeri, kështu që secilin besimtar që e shqetësoj, apo e fyej, apo e kamshikos, apo e mallkoj, bëje për të falje e pastrim dhe afrim me të cilën do të afrohet kah Ti në Ditën e Kijametit.”
Mutefekun alejhi
I dërguari i Allahut ka qenë njeri. Allahu i Madhëruar i ka thënë:
قُلۡ إِنَّمَآ أَنَا۠ بَشَرٞ مِّثۡلُكُمۡ
“ Thuaj: unë jam njeri si ju …“
Ka qenë nga gjaku e mishi. Mirëpo dallimi ka qenë në atë se Allahu atij i ka shpallur relevatë:
يُوحَىٰٓ إِلَيَّ … ١١٠
“ … më shpallet mua …“ Kehf:110
Pra ky pejgamber ka qenë njeri i dërguar tek njerëzit që të jetë shembull më i mirë për ta. Të gjitha përjetimet që i ndjen krijesa njeri i ka përjetuar. Është gëzuar dhe është mërzitur. Ka dashur gjëra, por edhe ka pasur prej tyre që i ka urryer. Ndonjëherë edhe ka harruar, e më pas i është kujtuar. Ndonjë gjë e ka bërë të gëzohet, ndërsa ndonjë gjë e ka nevrikosur.
I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) si pejgamber më i dalluar ka qenë në krye të shtresës më të lartë të eulijave të Allahut të cilët kur luten, Allahu ua pranon lutjet. I dërguari (salallahu alejhi ve selem) duke e pasur parasysh këtë gjë, e poashtu ndodh që njeriu si qortim ta thotë ndonjë namë, mallkim që vjen në formë të lutjes, si: Allahu i vraftë! tu thafshin duart! të qaftë nëna! Për kësi fjalë, qortime i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka pasur frikë që most ë jenë ashtu siç shprehen, pasi që prej tij pranohen, andaj e ka lutur Allahun që këto shprehje kur t’i përdorë ai, përkundrazi të jenë pastrim i mëkateve dhe afrim kah Allahu.
Salavatet dhe përshëndëtjet më të mira qofshin për pejgamberin tonë Muhamedin (salallahu alejhi ve selem).
Ali Shabani