THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 34

THËNIE DHE URTËSI TË ARTA – 34

0 1192

1. AbdulMelik ibn Is’haku, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nuk ka nga njerëzit që janë sprovuar në shëndetin e tyre vetëm se për të parë se si duhet falënderuar ose janë sprovuar me ndonjë të metë për të parë se si duhet duruar.” – [Ibn Kajjimi në ‘Ijdetus-sabirin’, 222]

2. Hafidh Ibn Rexheb El-Hanbelij, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush vepron ndaj Allahut me devotshmëri dhe bindje ndaj Tij duke qenë në rehati, Allahu do ta ndihmojë atë kur të jetë në vështirësi.” – [Xhamia El-Ulum vel-Hikem, 159]

3. Imam Sufjan Eth-Theuri, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Nëse e takon Allahun me shtatëdhjetë mëkate midis teje dhe Allahut të Lartësuar, përveç shirkut, është më mirë se sa t’a takosh me një mëkat midis teje dhe robërve (njerëzve).” – [Tenbih El-Gafilin, 1/380]

4. Shuajb ibn Harb ka thënë: “Më ka thënë Shu’be: “Mendjet tona janë të vogla, andaj nëse ulemi me ata që kanë mendje edhe më të vogël se tonat, do të na iki edhe ajo mendje e vogël.”” – [Raudatul ukala, 24]

5. “Kush i braktis mëkatet ndaj Allahut, ndërsa shpirti i tij i dëshiron, do t’ia zëvendësojë Allahu me besim në zemrën e tij, me lumturi dhe gjërësi, me bereqet në furnizimin e tij dhe me shëndet në trupin e tij.” – Shejh Ibn Seadij, Allahu e mëshiroftë

6. Shejhul-islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kush e zgjedh hakmarrjen dhe nuk bën durim, patjetër që do të bie në padrejtësi.” – [Kaidetu fis-sabr, 102]

7. Ibn Battah, Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Kushdo që e refuzon të vërtetën pasiqë e ka ditur atë, ai është prej mendjemëdhenjëve ndaj Allahut, si dhe kushdo që ndihmon në mëkate, ai është nga partia e djallit.” – [El-Ibaneh, 2/54]

Përktheu dhe përshtati nga gj. arabe: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM