MEDITIME KURANORE – 133

MEDITIME KURANORE – 133

0 667

1. Allahu, xhele ue ala, i urdhëroi robërit e Tij qê çdoher që i përfundojnë punët e tyre të mira t’i përfundojnë me Istigfar (kërkimfalje). I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem!, çdoher që jepte selam nga namazi binte istigfar tre herë.

Allahu, xhele ue ala, ka thënë; وَالْمُسْتَغْفِرِينَ بِالْأَسْحَارِ “Dhe faljekërkuesit në as’har (syfyr).” ( Ali Imran; 17).

I urdhëroi robërit e Tij, Allahu që të falin namaz vullnetarë natën dhe të kërkojn falje(të bien istigfar) në kohën e syfyrit. Gjithashtu, Allahu e përfundoi suren el Muzemil me urdhër për istigfar (kërkim falje) dhe dihet fare mirë se sureja el Muzemil është sure e namazit të natës.

Allahu, xhele ue ala, tha; وَاسْتَغْفِرُوا اللَّهَ ۖ إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ “Dhe kërkoni falje prej Allahut, se All-llahu është mëkatfalës, mëshirues!” (Muzemil; 20).

Shejhul Islam Ibn Tejmije, rahimehullah Mexhmu’ul Fetava; 11/689

2. Zgjatja e jetës nuk është çdoherë në dobi të njeriut, sidomos nëse ai nuk është prej atyre që kryejnë vepra të mira. Ngase, zgjatja e jetës nganjëher është sherr dhe dëm për njeriun, ashtu siç ka thënë Allahu, xhele ue ala;

وَلَا يَحْسَبَنَّ الَّذِينَ كَفَرُوا أَنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ خَيْرٌ لِأَنْفُسِهِمْ ۚ إِنَّمَا نُمْلِي لَهُمْ لِيَزْدَادُوا إِثْمًا ۚ وَلَهُمْ عَذَابٌ مُهِينٌ

Të mosmendojnë ata që nuk besuan se afatin që u dhamë Ne atyre të jetojnë, është në dobi të tyre. Ne i lamë të jetojnë vetëm që shtojnë edhe më shumë mëkate, se ata ipret një dënmim nënçmues.” (Ali Imran; 178).

Atyre që nuk besuan Allahu, Allahu ua zgjat jetën, ju jep shëndet, furnizim të bollshëm, fëmijë dhe gra. Por, asgjë nuk ju bën dobi atyre, por vetëm sherr dhe dëm, ngase përmes këtyre begative atyre do t’u shtohet edhe më shumë dënimi.

Shejh Uthejmini, rahimehullah

3. Allahu , xhele ue ala, ka thënë; لَوْلَا كِتَابٌ مِنَ اللَّهِ سَبَقَ لَمَسَّكُمْ فِيمَا أَخَذْتُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ “Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk qëllon), juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.” (Enfal; 68).

Dijetarët kanë thënë, duke u bazuar në ajetin e lartëpërmendur; “Se në Islam i falet gabimi atij që ka bërë përpjekje dhe mundi për t’ia qëlluar një çështje fetare apo ndonjë gjykimit të një çështjeje tjetër.” Andaj, nisur nga ky parim, babai ose ai që ka në mbikqyerje dikë, mos t’i dënoj ose nënçmoj ata që kanë gabuar në diçka ose pa qëllim nëse kanë gabuar ose nëse kanë bërë përpjekje por nuk ia kanë qëlluar dhe kanë gabuar.”

El Muvafekat: 1/163

4. Allahu , xhele ue ala, ka thënë për katër muajt e shenjtë (ato janë; Dhulkade, Dhul-Hixhe, Muharrem dhe Rexheb);

إِنَّ عِدَّةَ الشُّهُورِ عِنْدَ اللَّهِ اثْنَا عَشَرَ شَهْرًا3 فِي كِتَابِ اللَّهِ يَوْمَ خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ مِنْهَا أَرْبَعَةٌ حُرُمٌ

Te Allahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e Allahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë.” (Teube: 36).

Ibn Abasi, ka thënë: “I veçoi Allahu prej këtyre muajve katër dhe i bëri të shenjtë. Andaj, mëkatet në këtë muaj janë më të mëdhenjë dhe më të rënd në peshorën e Allahut si dhe shpërblimi i veprave të mira në këtë muaj është shumë më i madh sesa në muajt e tjerë.”

Ed durrul Menthur; 4/187

Nga arabishtja; Suad Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600