LUTJA E ATIJ QË I BËHET SHPIFJE E GODET SHPIFËSIN

LUTJA E ATIJ QË I BËHET SHPIFJE E GODET SHPIFËSIN

0 1171

Seid b. Zejd b. Amr b. Nufejli radijallahu anhu përcjellë se i Dërguari i Allahut salallahu alejhi ve selem ka thënë:

“Kush uzurpon padrejtësisht një pëllëmbë të tokës, Allahu në Ditën e Gjykimit do t’ia varë rreth qafës nga shtatë toka.”

Seid ibn Zejd si transmetues i këtij hadithi ka pasur një rast më një grua e qujtur Erva e cila e kishte akuzuar Seidin radijallahu anhu se ia ka uzurpuar një pjesë të tokës (shtëpisë). Seidi radijallahu anhu kishte thënë: lëreni atë dhe atë pjesë të tokës! Unë e kam ndëgjuar të dërguarin e Allahut salallahu alejhi ve selem duke thënë: Kush uzurpon padrejtësisht edhe një pëllëmbë të tokës, Allahu atë do t’ia varë në qafë në Ditën e Gjykimit shtatë toka.

Pastaj Seidi radijallahu anhu ka bërë dua’: O Allah, nëse ajo gënjen, merrja shikimin dhe bëje që varri të jetë në pronën e saj.

Transmetuesi thotë: E kam parë të verbër duke ecur e duke u mbajtur për muri dhe duke thënë: Më ka goditur duaja e Seid ibn Zejdit.

Gjersa ishte duke shkuar te prona e saj, ajo kishte rënë në pus dhe kishte vdekur aty dhe ai pusi ishte varri i saj.

Shkëputje nga Sahih Muslimi

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600