Pyetje: Cila është dispozita e synetimit për myslimanin e ri dhe kur duhet të bëhet synet?
Përgjigje: e falënderoj Allahun…
Synetimi për myslimanin e ri është obligim ashtu siç është obligim i çdo myslimani që është lindur si i tillë. Synetimi duhet të bëhet prej momentit kur e pranon Islamin, me përjashtim kur dobia e imponon vonimin e synetimit. Rasti i tillë është kur kemi frikë se insistimi do të rezultojë me largim prej Islamit sepse ai është ende në fillim dhe besimi nuk është rrënjosur thellë në zemrën e tij. Dëmi që shkaktohet me vonimin e synetimit është më i vogël sesa dëmi i shkaktuar me daljen prej Islamit.
Muhamed ibën Salih El Uthejmin
Përgjigje në pyetjet e pakicave muslimane 1/3-4
Përktheu: Talha Kurtishi
Burimi në gj. shqipe: albislam.com