SECILIT DO T’I FLET ALLAHU DITËN E KIAMETIT

SECILIT DO T’I FLET ALLAHU DITËN E KIAMETIT

0 983

Dita e Kijametit është dita e llogarisë. Në atë Ditë Allahu do ti merr në pyetje të gjithë robërit e Tij dhe do t’i pyet për të gjitha veprat që kanë bërë. Ky akt është ajo në të cilën besimtarët musliman besojnë me bindje.

وَالَّذِينَ يُؤْمِنُونَ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْكَ وَمَا أُنزِلَ مِن قَبْلِكَ وَبِالْآخِرَةِ هُمْ يُوقِنُونَ

“Dhe ata, të cilët besojnë në atë që t’u shpall ty, dhe në atë që është shpallur para teje, dhe që janë të bindur plotësisht për (jetën e ardhshme në) botën tjetër (Ahiretin).“ Bekare: 4

Këtë bindje pejgamberi (salallahu alejhi ve selem) e ka pasur parasyshë për sahabët dhe e ka lakmuar për umetin e tij. Në bazë të kësaj bindje edhe u ka thënë:

)ما منكم من أحد إلا سيكلمه الله يوم القيامة ليس بينه و بينه ترجمان فينظر أيمن منه فلا يرى إلا ما قدم و ينظر أشأم منه فلا يرى إلا ما قدم و ينظر بين يديه فلا يرى إلا النار تلقاء وجهه فاتقوا النار و لو بشق تمرة و لو بكلمة طيبة (

“Secilit prej jush Allahu do ti flet në Ditën e Kijametit duke mos pasur mes Tij dhe atij përkthyes. Do të shikojë në të djathtën e tij, e nuk do të sheh, përpos atë që e ka bërë, pastaj do të shikojë nga e majta e tij, e nuk do të sheh, përpos atë që ka bërë. Ai do të shikojë para tij, e nuk do të sheh, përpos Zjarrin para syve të tij, andaj kini kujdes Zjarrin po në qoftë se edhe më një gjysmë hurme, në qoftëse edhe me një fjalë të mirë.” Mutefekun alejhi

Pastaj i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) si një person që i dhimbset umeti i tij, i këshillon pjesëtarët e umetit të tij që ti marrin parasyshë shkaqet për të shpëtuar nga llogaria dhe dënimi i xhehenemit. U thotë “… andaj kini kujdes Zjarrin po në qoftë se edhe më një gjysëm hurme, në qoftëse edhe me një fjalë të mirë.“

Një nga shkaqet që besimtarit musliman i bën dobi në Ditën e Kijametit është sadakaja. Këtë ndjenjë për të dhënë sadaka, e shfaqin edhe ata që janë në prag të vdekjes. Allahu i Madhëruar e tregon gjendjen e tyre në Kuran:

وَأَنفِقُوا مِن مَّا رَزَقْنَاكُم مِّن قَبْلِ أَن يَأْتِيَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ فَيَقُولَ رَبِّ لَوْلَا أَخَّرْتَنِي إِلَىٰ أَجَلٍ قَرِيبٍ فَأَصَّدَّقَ وَأَكُن مِّنَ الصَّالِحِينَ

“ Dhe jepni nga ajo që Ne u kemi dhënë juve, para se ndonjërit prej jush t’i vijë vdekja, e atëherë të thotë: “O Zoti im, përse nuk më shtyve edhe pak afatin (e vdekjes), që të jepja lëmoshë e të bëhesha prej të mirëve! “ Munafikun: 10

Sadakaja, siç përmendet në hadith mundë të jetë materiale dhe jomateriale. Hurma është material, ndërsa fjala e mirë është sadak jomateriale.

Poashtu, i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) nxitë në sadaka po edhe nëqoftëse është me sasi të vogël, gjegjësisht edhe nëse është gjysma e hurmës, apo vetëm edhe një fjalë.

E ka thënë të vërtetën i dërguai i Allahut (salallahu alejhi ve selem) kur ka thënë:

) لا تحقرن من المعروف شيئا و لو أن تلقى أخاك بوجه طلق (

“Mos nënçmoni nga mirësia asgjë, po edhe nëse e takon vëllaun tënd me fytyrë të buzëqeshëur.” Tra. Muslimi

Ne jemi umet që edukohemi nën hijen e këtij besimi, besimit në Ahiret. Ky besim, aq më tepër që është i ngulitur te besimtari, që më shumë reflekton te ai sjellje të mirë, moral të lartë, maturi, largëpamësi, vetëdijesim etj.

I dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) e edukoi këtë umet se llogaria është një gjë nëpër të cilën do të kalojë secili prej nesh dhe na tregoi çdo gjë për të kaluar me llogari sa më të lehtë.

Allahu i Madhëruar ka thënë:

“ O ti njeri, vërtet ti përpiqesh me një përpjekje të madhe që çon te Zoti yt, e atë (përpjekje) do ta gjesh. * E përsa i përket atij që libri i vet i jepet nga e djathta, * Ai do të llogaritet me një llogari të lehtë, * Do të kthehet te familja e vet i gëzuar. “ Inshikak: 6 – 9.

Ndërsa i dërguari i Allahut (salallahu alejhi ve selem) ka thënë:

) لا تزول قدما ابن آدم يوم القيامة من عند ربه حتى يسأل عن خمس : عن عمره فيم أفناه ؟ و عن شبابه فيم أبلاه ؟ و عن ماله من أين اكتسبه ؟ و فيم أنفقه ؟ و ماذا عمل فيما علم ؟(

“Nuk do të ndalen këmbët e birit të Ademit në Ditën e Kijametit nga Zoti i Tij deri sat ë pyetet për pesë gjëra:

1. për jetën ku e ka harxhuar,

2. për rininë ku e ka kaluar,

3. për pasurinë prej nga e ka fituar,

4. për pasurinë prej nga e ka fituar dhe

5. çka ka vepruar me atë që e mësuar.”

Pa dyshim se këto fjalë do të ndikojnë në shpirtin e besimtarit dhe do të reflektojnë shkëndia të një morali më të mirë në shoqëri.

Ali Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 600