9.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Ata që shikojnë në drejtime të ndryshme në namaz, si e kanë hallin?


Pyetje: Në këshillat e hoxhallarëve në lidhje me namazin kemi dëgjuar shpesh, se duhet përqendrim në namaz dhe mos të shikohet rreth e rrotull. Ata që shikojnë në drejtime të ndryshme në namaz, si e kanë hallin?

Përgjigje: Allahu i Madhëruar ka thënë: “Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët; ata që janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit.” Muminun 1, 2 dhe e kundërta e kësaj në suren Maun: “Pra, shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” Maun 4, 5. Nëna Aishe e ka pyetur Pejgamberin salallahu alejhi ue selem, për kthimin e shikimit në namaz dhe ai ka thënë: “Ajo është vjedhje që e vjedh shejtani nga namazi i robit.” E përcjell Buhariu dhe tjerë. Edhe për ata që i ngrenë shikimet lart i Dërguari i Allahut ka thënë: “Le të ndalin ata që i ngrenë shikimet nga qielli gjatë namazit, ose nuk do t’u kthehet më (të shikuarit).” E përcjell Muslimi.

Këto janë qortime të rrepta, por megjithatë pjesa dërrmuese e dijetarëve janë të mendimit, se namazi nuk prishet me kthim të shikimit, nëse është pak apo me shikim anash.

Hadithet për shikimin në namaz udhëzojnë që të shikohet poshtë, apo në vendin e sexhdes, përveç në etehijat, kur shikimi duhet të jetë tek gishti tregues i dorës së djathtë me të cilën bëjmë shenjë. Në hadithin që përcjell Ebu Davudi dhe të tjerë thuhet: Shikimi i tij nuk e kalonte gishtin tregues.

Në këtë temë dua të shtoj edhe atë që për të arritur përqendrimin në namaz nuk duhet të mbyllim sytë, siç veprojnë disa dhe mendojnë se ashtu është më mirë.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...