50 IDE PËR TË NGJALLUR VETËBESIMIN TEK FËMIJA YT

50 IDE PËR TË NGJALLUR VETËBESIMIN TEK FËMIJA YT

0 723

1. Falënderoni fëmijën tuaj para të tjerëve;
2. Mos e bëni atë të kritikojë veten e tij;
3. Thuaji atij “të lutem” dhe “faleminderit”;
4. Trajtojeni atë si një fëmijë dhe bëjeni që ai të jetojë fëmijërinë e tij;
5. Ndihmojeni atë të marrë vendimin vetë;
6. Mësoja atij notin;
7. Bëjeni atë mysafir të nderit në një nga rastet që ju ipet;
8. Pyete atë për mendimin e tij dhe merr mendimin e tij për një çështje;
9. Bëjani atij një vend në shtëpi për punën e tij dhe shkruajeni emrin e tij në arritjet e tij;
10. Ndihmojeni atë të bëjë shokë, sepse në ditët e sotme fëmijët nuk dinë të zgjedhin shokët e tyre;
11. Bëni që ai të ndiejë rëndësinë dhe prestigjin e tij dhe se ai ka aftësi që Allahu ia ka dhuruar;
12. Mësoje atë të fali namazin me ty dhe nxite në mësimin e parimeve të besimit në Allahun;
13. Mësoja atij aftësitë e mendimit dhe prezantimit, si të flasë dhe prezantojë atë që ai ka për njerëzit;
14. Mësoja atij metodat e leximit dhe t’i pasojë ato;
15. Mësoje si të vendosë parime, detyra për veten e tij, t’i ndjekë ato dhe t’i zbatojë ato;
16. Mësoja aftësitë e ndihmës së parë;
17. Përgjigju të gjitha pyetjeve të tij;
18. Mbaje premtimin që ia ke dhënë atij;
19. Mësoja atij aftësinë e gatimit të thjeshtë, si p.sh. vezët e ziera, patatet e skuqura, ngrohjen e bukës etj.;
20. Njoftoje atë me fuqinë e bekimit dhe rëndësinë e lutjes;
21. Mësoja atij si të punojë brenda ekipit të tij;
22. Inkurajoje që të parashtrojë pyetje;
23. Jepja ndjenjën se ai ka një vend në mesin e shokëve të tij;
24. Shpalosni arsyet për çdo vendim që merrni;
25. Ji me të në ditën e parë të shkollës;
26. Tregoni atij histori nga fëmijëria jote;
27. Aktroni me të – duke marrë ai rolin e mësuesit, ndërsa ti me rolin e nxënësit;
28. Mësoje fëmijën tënd se si ta gjeni në rast se humbet;
29. Mësoje atë të mos pranojë dhe të thotë “jo” për gjërat e gabuara;
30. Mësoje atë si të jep dhe dhurojë;
31. Jepini atij para të mjaftueshme për ta disponuar kur të jetë e nevojshme;
32. Inkurajoje në mësimet përmendësh dhe përsëritjen e tyre;
33. Mësoje atë se si ta mbrojë veten dhe trupin e tij;
34. Shpjegoja atij pyetjet e dyshimta kur pyet për veten e tij;
35. Mos e kërcëno kurrë;
36. Jepi atij paralajmërime paraprake;
37. Mësoje atë se si të përballet me dështimin;
38. Mësoje si t’i investojë paratë e tij;
39. Provo diçka të re për të dhe ty njëkohësisht, duke i ditur rezultatet paraprakisht;
40. Mësoje atë si t’i rregullojë dhe t’i organizojë qëllimet e tij;
41. Qartësoja dallimin midis ëndërrave dhe aspiratave dhe inkurajoje të dëshirojë;
42. Njoftoje atë me dallimin midis mashkullit dhe femrës, duke e frymëzuar me mësimet kur’anore;
43. Njoftoje atë me vlerat, parimet e shëndosha dhe të çmuara;
44. Mësoje atë se si të merr përgjegjësinë për veprimet e tij;
45. Falënderoni punën, arritjet dhe njohuritë e tij duke i shkruar ato;
46. Mësoje atë se si të trajtojë një kafshë shtëpiake;
47. Kërko falje prej tij për çdo gabim të dukshëm të bërë nga ti;
48. Bëja atij një ditë me surpriza;
49. Përkujtoja atij leximin e Kur’anit për çdo ditë;
50. Thuaji atij që e do dhe e ke të lidhur në gjoks, pasiqë kjo mbjell vetëbesim tek ai.

– O Allah, pranoji veprat e mira nga gjithë ne dhe na ndihmo në rritjen dhe edukimin e mirëfilltë të fëmijëve tanë. Amin!

Huazuar nga faqja zyrtare e Shejh Vahid AbduSelam Bali

Përktheu nga arabishtja: Amir Shabani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 589