SI TË MBROHEMI NGA KORONAVIRUSI?!

SI TË MBROHEMI NGA KORONAVIRUSI?!

0 1074

Frika nga koronavirusi ka bërë që shumë njerëz dhe shtete të mos ndjehen të sigurt, madje duke marrë masa nga të ndryshmet për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi vdekjeprurës. Për këtë fenomen hoxhë Halid Bin Abdulaziz al Huwajsin iu drejtua opinionit me disa këshilla duke thënë: Falenderimi dhe lëvdatat i takojnë Allahut fuqiplotë, ndërsa përshëndetjet për të dërguarin e tij, Muhamedin alejhi selam, kemi hadithe e thënie të sakta dhe autentike nga i dërguari i Allahut, Muhamedi salallahu alejhi ve selem dhe transmetime të ndryshme nga të parët e muslimanëve për parandalimin e përhapjes së epidemive, e kush vepron sipas këtyre porosive dhe shpreson në shpërblimin e Allahut, do ti bëj dobi duke iu mbështetur Allahut fuqiplotë.

1 – Lutja kur vizitojmë ndonjë vënd.
Nga Haula Bintu Hakimi tregon se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, Muhamedin alejhi selam duke thënë: “Kushdo që ndalet në një vënd dhe thotë aty: “Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut nga e keqja e asaj që Ai ka krijuar!” (Eudhu bi kelimatil-lahi tammati min sherri ma halek), nuk ka për ti bërë keq asgjë, derisa të zhvendoset nga ai vënd.”
(Transmeton Muslimi)

2 – Pastrimi i dhëmbëve me MISWAK
Transmeton Nëna e besimtarëve, Aisheja radijAllahu anha, se i Dërguari i Allahut, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: ” Pastrimi me miswak është pastrues për gojën dhe e kënaq Zotin” (Transmeton Buhariu)

3 – Imam Shafiu thotë: Nuk kam parë diç më të dobishme për epidemitë se sa Tesbihu, Madhërimi dhe përmendja e Allahut. (Transmeton Ebu Nuajmi)

Përshtati nga Arabishtja
Hoxhë Nusret Ramadani

GJITHASHTU NË ALBISLAM

0 577