14.8 C
Skopje
E shtunë, 19 Prill, 2025

NJERIU VLERËSOHET SIPAS GJUHËS DHE ZEMRËS

Allahun, Sunduesin e botëve, e falënderojmë, mbi prijësin e profetëve Muhamedin, paqe dhe bekime dërgojmë. Njeriu vlerësohet sipas gjuhës dhe zemrës, është një urtësi e njohur që na meson për rrezikun e këtyre gjymtyrëve për njeriun. Edhe dobia e tyre është e madhe atëherë kur ato e gjejnë rrugën e drejtë dhe përmirësohen. Në vlerësimn e njeriut në aspektin njerëzor nuk ndikon fytyra e tij, forma e këmbëve, e duarve dhe pjesëve tjera të trupit.
Vlera e njeriut dhe pozita e tij janë të lidhura ngushtë me gjuhën dhe zemrën e tij. Gjuha në mënyrë të fuqishme ndikon mbi gjymtvrët e njeriut, dhe ajo e reflekton gjendjen e zemrës së njeriut. Në hadithin që e transmeton Enesi ibën Maliku, radijallahu anhu, e që e shënon imam Ahmedi thuhet: Nuk drejtohet imani i robit nëse nuk drejtohet zemra e tij, dhe nuk drejtohet zemra e njeriut pa u drejtuar gjuha e tij.
Pasi këtë e kutuam atëherë, një person i arsyeshëm, i mençur dhe i ndjeshëm duhet të kujdeset për këto dy organe me një kujdes maksimal. Ai duhet të kujdeset në mënyrë të jashtëzakonshme sepse nëse ato janë mirë i tërë trupi është mirë, nëse ato prishen i tërë trupi prishet dhe korruptohet. Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve selem, ka thënë: “Në trupin e njeriut është një copë mishi. Po të jetë mirë ajo, gjithë trupi është mirë; po të bëhet keq ajo, gjithë trupi bëhet keq. Kujdes! Ajo është zemra!” Ai, poashtu ka thënë: “Kur zgjohet i biri i Ademit te gjitha gjymtyret i drejtohen gjuhës dhe duke e kritikuar i thonë asaj: Ki frike Allahun në lidhje me ne, sepse ne varemi prej teje. Nëse ti flet drejtë atëherë edhe ne jemi në të drejtë, e nëse ti devijon edhe ne devijojmë”. Hadithin e shënon imam Tirmidhiu nga Ebu Seid Hudriu, radijallahu anhu.

Shumë njerëz kujdesen shumë dhe vetëm për pamjen e jashtme të tyre dhe me rrëshqitjet e tyre dhe mëkatet që i bëjnë nga moskujdesi e dëmtojnë veten dhe pozitën që e gëzojnë. Në anën e kundërt nëse njeriu kujdeset i ruan këto dy organe, i orienton drejt të mirës në dynja dhe në ahiret, është vigjilent dhe syhapur për rreyikun e tyre, gjendja e tij do të përmirësohet dhe jeta e tij do të jetë e plotëkuptimtë. Në një dua të transmetuar nga i Dërguari i Allahut, alejhi selam, ai bën dua për gjuhën dhe zemrën e tij: “Të lus o Allah për zemër të shëndoshë dhe gjuhë të sinqertë.”
Suksesi varet prej Allahut, që është i Vetmi i adhuruar me meritë, Atë e lusim t’i përmirësojë zemrat tona dhe t’i drejtojë gjuhët tona dhe t’na inspiron për vepra të mira dhe adhurime të qiltërta, t’na udhëzon në rrugën e Tij të drejtë. Allahut i takon dija absolute.
Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të Dërguarin e Allahut.

Autor: Dr. AbdurRezak El Abbad El Bedr
Përktheu: Talha Kurtshi

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...