7.8 C
Skopje
E diel, 20 Prill, 2025

Bashkimi i namazeve për shkak orarit të punës?

Es selamu alejkum, hoxhe i nderuar, pyetja ime ka të bëjë me kohën e faljes së namazit, për shkak të punës a lejohet të falet në namazin e drekës edhe namazi i ikindisë (d.m.th. me i bashkëngjit) dhe në namazin e sabahut a bën të falet në kohën e imsakut apo 20 minuta pas imsakut. Me nderime.

Në lidhje me bashkimin e namazeve në vendin ku jetojmë:

Tekstet fetare të shpalljes shumë qartë e vërtetojnë obligueshmërinë e faljes së namazeve në kohët e tyre të caktuara. Prandaj nuk lejohet bashkimi i drekës me ikindinë e as i akshamit me jacinë përpos me arsye (udhëtim,  shi që shkaktojnë vështirës për faljen e namazeve në kohët e caktuara). Allahu, subhanehu ue te’ala, thotë: “…Namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.” (En Nisa, 103)

Ebu Musa El Esh’ariu dhe Omer ibën El Hattabu, radijallahu anhuma, kanë thënë: “Bashkimi i namazeve pa arsye është prej mëkateve të mëdha” (Fet’hul Bari të Ibën Rexhebit, 3/7-8)

Sa i përket hadithit të cilin e transmeton imam Muslimi prej Ibën Abbasit, radijallahu anhuma, dhe në të cilin thuhet se i Dërguari i Allahut, sal-lallahu alejhi ue selem, ka bashkuar drekën me ikindinë dhe akshamin me jacinë, pa shkaqet e frikës, të udhëtimit dhe shiut, në të nuk shohim argument se këtë e ka bërë pa arsye ngase në fund të hadithit Ibën Abbasi i cili u pyet për shkakun e kësaj vepre u përgjigj se nuk ka dashtë që t’ua vështirëson dhe ngushton muslimanëve. Nga kjo fjalë kuptojmë se ka pasur shkak për këtë vepër të këtillë dhe se lejohet bashkimi i namazeve në situata të vështira që janë vështirësi reale dhe të mëdha. Përndryshe bashkimi i namazeve nuk lejohet në qytetin ku jetojmë.

Sa i përket kohës së sabahut ajo fillon me agimin e vërtetë dhe përfundon me lindjen e diellit. Nëse imsaku është i përgatitur në mënyrë profesionale dhe me mbikëqyrjen e dijetarëve të fesë dhe në të njëjtën kohë nuk dimë se si të sigurohemi për kohën e namazit  lejohet që të mbështetemi të takvimi dhe ta falim namazin fill pas imsakut. Por në këtë vend dua ta kujtoj veten edhe juve me detyrën e faljes së namazit në xhami e në veçanti namazet që janë më të vështira për munafikët namazi i sabahut dhe namazi i jacisë.

Burimi në gj. shqipe: albislam.com

Hoxhë Mr Shpend Zeneli
Hoxhë Mr Shpend Zenelihttps://www.albislam.com
Kryeredaktor i faqes islame albislam.com, nga viti 2011 e ne vijim. I diplomuar në fakultetin e sheriatit pranë Universitetit Islamik në Medine. Viti 2005-2011. Magjistër i shkencave Kuranore pranë Universitetit Al Kasim, viti 2014-2018. Hatib, imam dhe mualim pranë xhamisë Haxhi Azem, Shkup, me fillim nga dhejtori i vitit 2018. Përkthyes i rregullt i librave nga gjuha arabe, recenzues fetar dhe njëkohësisht ligjerues në kurse për mësimin e gjuhës arabe.

Ndani postimin:

Abonohu

Të fundit

Të ngajshme
Artikuj

Lutja e Uthmanit (radijAllahu anhu) kundër njërit prej havarixhëve

Ebu Kilabe (Allahu e mëshiroftë), rrëfen: “Ndodhesha me një grup...

Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme

"Vërtet të mirët janë në një jetesë të këndshme!"...

Zbukurohu për Allahun… jo për njerëzit!

Allahu i Madhëruar thotë: "O bijtë e Ademit! Merrni stolitë...

Pesë kategoritë e namazlinjëve

"Njerëzit në namaz ndahen në pesë kategori:" ➊ I ndëshkuar...

Kur’anijunët dhe rreziku i tyre

Kur'anijunët janë një grup që pretendojnë të ndjekin vetëm...

Çka është për ty libri?

Për Xhahidhin, me sa vijon:"Nuk njoh fqinj më të...

Shpresa (الرجاء)

Shpresa (الرجاء) është një adhurim i rëndësishëm i zemrës,...

Dashuria si akt i zemrës

Dashuria në Islam është një nga adhurimet më të...

Një kokërr ve mund të vërtetojë ekzistimin e Zotit

U pyet Ahmed ibn Hanbeli: si e njohe ekzistimin...

Vitit të Ri Hixhrij

Fillimi i vitit të ri hixhrij është një ngjarje...

Frika si adhurim i zemrës

Frika (الخوف) është një ndjenjë e natyrshme dhe thelbësore...

Koncepti i Teuhidit dhe bukuria e tij

Teuhidi është koncepti themelor në Islam që nënkupton njësimin...